Në dy vite e 6 muaj, kryeministri Edi Rama e ka freskuar kabinetin qeveritar në katër raste, ndërsa dekretet e Presidentit Bujar Nishani nuk janë vonuar më shumë se 4 ditë.
Dy ditë kohë i ka marrë Nishanit dekreti i shkarkimit të Ilirjan Celibashit dhe emërimi i Ermonela Felajt si ministre e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin. Katër ditë për shkarkimin e Erion Veliajt dhe emërimin e Blendi Klosit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Ndërsa vetëm 1 ditë është vonuar dekreti për shkarkimin e Nasip Naços dhe emërimin si ministër të Drejtësisë të Ylli Manjanit.
Në mënyrë të njëkohëshme, Kreu i Shtetit ka dekretuar si shkarkimet ashtu edhe emërimet, dhe se vonesa e dekreteve nga data e propozimit të Kryeministrit nuk është më shumë se katër ditë, ndryshe nga sa ka vepruar me dy ndryshimet e fundit qeveritare.
Për emërimin e Arben Ahmetajt në krye të Ministrisë së Financave dhe Milva Ikonomit si ministre e Zhvillimit Ekonomik, kanë kaluar 5 ditë nga propozimi i Kryeministrit dhe ende Presidenti i Republikës nuk është shprehur.
Nishani ka dekretuar vetëm shkarkimin e Shkëlqim Canit dhe Arben Ahmetajt, ndërsa për dekretet e emërimeve ka deklaruar se do presë më parë shkarkimet e ministrave në Kuvend.

(Aktet e dekretimit të kabinetit Rama nga Presidenti Nishani, marrë nga Instituti i Studimeve Politike, Afrim Krasniqi)
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
Argumentet e plota te Nishanit per dekretet e ministrave