TIRANË - Komisioni parlamentar i Ligjeve dhe komisioni i Sigurisë Kombëtare shqyrtojnë nesër dekretet e Presidentit që kthejnë për rishqyrtim në Kuvend disa ligje të miratuara në seancën e 31 korrikut.
Komisioni i Ligjeve mblidhet të premten (ora 10:00) dhe në rend dite ka shqyrtimin e katër dekreteve, konkretisht dekretit që kthen ligjin "Për Shkollën e Magjistraturës"; atij "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Administrative", të ligjit "Për Këshillin e Lartë të Drejtësisë", dhe dekretin "Për ndarjen administrativo-territoriale të Republikës së Shqipërisë".
Ndërsa, komisioni për Sigurinë Kombëtare, në cilësinë e komisionit përgjegjës do të marrë në shqyrtim dekretin e Presidentit q? kthen ligjin "P?r Policin? e Shtetit".
Megjithë argumentat e përdorur nga Presidenti në dekretet e kthimit të ligjeve, maxhoranca pritet t'i rrëzojë, që në seancën hapëse të sesionit të ri parlamentar, të hënën më 1 shtator. /ATSH/