Kryeministri  Edi Rama ka reaguar pas kthimit të tre ligjeve nga ana e Presidentit, Buajr Nishani. Shefi i qeverisë shpreh keqardhje për vendimin e marrë nga presidenti për Policinë e Shtetit.  
 
Ai thekson se janë të kota këto përpjekje pasi refroma s’ndalet. “Presidenti kthen mbrapsht Ligjin për Policinë dhe rreshton pseudo-argumentat e PD për një ligj të punuar me partneret ndërkombëtarë. Keqardhje”, shkruan Rama në  rrjetin social Twitter.
 
 
“Por është e kotë  reforma s’ndalet. Kuvendi do ta kalojë përsëri Ligjin e Policisë pa asnjë ndryshim. Pseudo-argumentat e PD s'vlejne, vaj medet PD”, shkruan Rama në një tjetër postim.


Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar të premten kthimin në Kuvend për rishqyrtim të tre projektligjeve, konkretisht të atij për Policinë e Shtetit, për KLD-në dhe për Gjykatën Administrative.




Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)