Meta takon ambasadorët e BE-së dhe i paralajmëron: Zgjedhje nuk ka! Jam komandant i FA, do nxjerr ushtrinë

Mëngjesin e sotëm presidenti Ilir Meta është takuar me ambasadorët e Bashkimit Evropian të akredituar në Tiranë. Mësohet se në fokus të takimit kanë qenë diskutimet në lidhje me dekretin e dytë të tij që anulon zgjedhjet e 30 qershorit.

Takimi është mbajtur për rreth 2 orë në ambientet e Pallatit të Brigadave, ndërkohë që nuk ka qenë e ngarkuara me punë e SHBA-vë, Leyla Moses Ones.

Mësohet nga burime për Shqiptarja.com se presidenti i ka paralajmëruar kryediplomatët se nëse do të jetë e nevojshme do të nxjerrë edhe ushtrinë, duke i kujtuar se është komandant i Forcave të Armatosura.

Lidhur me kërkesën e një grupi deputetësh për ta shkarkuar, ai e cilëson grusht shteti duke thënë se do vazhdojë të bëjë thirrje që zgjedhjet mos zhvillohen. 

Mësohet nga burime nga pallati i brigadave se Presidenti i ka sqaruar ambasadorët e BE për dekretin, për zgjidhjen e situatës si duke këmbëngulur se anulimi i zgjedhjeve mbështetet në Kushtetutë dhe tashmë ka fuqi ligjore pasi është botuar në Fletoren Zyrtare. 

Nga ana tjetër, mazhoranca vijon fushatën elektorale, ndërsa kryeministri është shprehur i vendosur se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. Po ashtu edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon punën për procesin zgjedhor, teksa e ka shpërfillur dekretin e Presidentit.

Më herët kreu i shtetit, në një deklaratë për mediat kur radhiti argumentet se përse firmosi këtë dekret, sulmoi ndërkombëtarët duke thënë se e kanë lexuar gabim kushtetutën shqiptarë nga përkthimet sipas tij jo të sakta. Ndërkombëtarët një zëri deri më tani kanë thënë se qytetarëve shqiptarë nuk duhet të moheohet e drejta për të zgjedhur.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 1111: 18/06/2019 02:00

    ku jane studentet kto jane shkaterimi i jeteve te tyre

    Përgjigju
  • andi: 17/06/2019 20:16

    ky do nxjerri ishtrine kunder popullit te vet? vetem fakti qe e mendon kete gje i duhet hy me antitank ne presidence

    Përgjigju
  • Cubi: 17/06/2019 20:13

    Ca ushtrie thot ku derdKy ka vetem persherbimen.Ae di ky sa ushtri ka apo se di.Ushtaraket e shkret bejn sherbim me turne,po nuk shkoi nje roje i bie qe te bej tjetri 24 pa nderprerne.Ky ka vetem personel sherbimi.Ky ka rreshqitur fare.Beji thirrje buces te vije ne dark ne shtepi mos te rrije rrugeve.Ska nevoje shqiperia as me perdorur ushtri e polici se dikur e provoj edhe ai professori yt.e shkoi per lesh.Edhe ti do vesh por eshte mire te imesh me qejf.

    Përgjigju
  • Altini: 17/06/2019 20:06

    Te rujt ZOTI TY SHOKU se per kete qe qeveris po na merr ne qafe te gjitheve. Bravo bravo. Nxirre sa me shpejte se keq puna me kete qe akyzon baben e vete.Tepsia tepsia legeni .RAMA IKIKIKIKIKIK

    Përgjigju
  • Emigranti: 17/06/2019 19:57

    Ilir Meta te humbte vula te humbte, te rente nje paralize nga ana e djathte e trupit, qe te kujtosh gjithmon te majten dhe ta falenderosh ate qe te ka sjelle deri aty ku je. Edhe Gezim Kulufi rahmet paste ka pas me shume tru se ty.

    Përgjigju
  • Niku: 17/06/2019 19:52

    Vazhdo keshtu por se mos ndryshon plan me vone? Fundin e ke shkruar dhe firmosur vet!

    Përgjigju
  • sifi: 17/06/2019 14:34

    Me qetesi dhe dashuri shkojme deri ne lehtesimin e Metes

    Përgjigju
  • Populli: 17/06/2019 13:06

    Ky i pafytyre ka kaluar c'do cak,poshtersia e tij ne dem te vendit duhet te ndeshkohet jo vetem me shkarkim.

    Përgjigju
  • Emigrant: 17/06/2019 13:04

    VAZHDO LUFTEN Z META KUNDER FORCAVE KRIMINALE TE RILINDJES PER SHUMICEN E POPULLIN Z META DO MBETESH SI NJE J F KENEDY I SHQIPERISE

    Përgjigju
    • popolo di skrapario: 17/06/2019 20:37

      hahahahahahahahahahahahahahaahaahahaahaha

    • Mbetja: 17/06/2019 20:06

      Do mbetet si një m.... ma i madhë i të gjitha kohërave

  • Populli: 17/06/2019 12:57

    Asnje tolerim Kapeni dhe plaseni Brenda keta shushunja nqs eshte e nevojshme te perdoret ushtria shtypeni keta kokepalare nxirrni nga zyra Kete Voltana *axhellen se nuk e meriton te jete me ate zyre

    Përgjigju
  • Kostandina: 17/06/2019 12:51

    Ligesine dhe poshtersine e ke te shkruar ne balle,kete radhe ke dale cullak para shqiptareve si nje pazarxhi i rendomte qe thur vetem plane ne zyrat e Shtetit per te cilat duhet te punosh me pasterti,meriton vetem percmim dhe neveri per mungesen e karakterit dhe pastertine e figures tende z.Meta.

    Përgjigju
  • Altini: 17/06/2019 12:47

    Pafytyresia dhe cinizmi i ketij intriganti duhet te marre fund,asnje dite me ne zyren e Presidences qe e ka kthyer ne fole sharlatanesh,planet e PD-LSI bejini ku te doni po jo ne zyren e presidentit,e patolerueshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja