Pezullimi i dekretit të Bajram Begajt për zgjedhjet në Tiranë ka çuar në përplasje mes Presidencës dhe Gjykatës Kushtetuese, ndërsa sot Presidenca e ka quajtur arbritraritet pezullimin e dekretit dhe i kërkon Kushtetueses ta heqë dhe të shpallë zgjedhjet në Tiranë.
Lidhur me këtë u diskutua edhe në emisionin e sotëm ‘Repolitix’ në Report Tv, ku ish- deputeti Enkelejd Alibeaj tha se presidenti Bajram Begaj nuk duhet që të kishte nxjerr dekret për zgjidhjet në Tiranë, sa kohë Erion Veliaj kishte bërë ankim në Kushtetuese për shkarkimin e tij.
Ai tha se Kuvendi duhet që të kishte reaguar për shkarkimin e Veliajt dhe jo të heshte.
‘U nxor një dekret nga presidenti pasi është depozituar një ankim nga Veliaj që u shkarkua. Ka një sherr mes mazhorancës dhe opozitës, ku janë bërë bashkë kundër drejtësisë, SPAK-ut. Sherri mes presidencës dhe GJK, sherri që GJK nuk po stabilizohet ende dhe sot jemi në një krizë. Kur ndodh një krizë institucionale dhe ndodhi kur u shkarkua Veliaj pa u dëgjuar me një propozim të Këshillit Bashkiak. GJK e ka bërë pjesën e vet për atë dhe parlamenti duhej që ndaj dekretit të kishte reaguar. Nuk mund të rrinte i heshtur para një lëvizje që duket qartë se prish raportin mes pushteti vendor dhe atij qendror’, tha ai.
Analisti Endri Tafani, ka deklaruar se Presidenti Bajram Begaj ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës me nxjerrjen e dekretit për zgjedhje në Tiranë, duke theksuar se kjo përbën arsye të mjaftueshme për shkarkimin e tij. Sipas tij, veprimet e Presidentit Begaj po e çojnë institucionin drejt një kolapsi institucional.
‘Po patjetër është një dekret në shkelje të ligjit që mund të jetë arsye që presidenti duhet shkarkuar. Sepse presidenti shprehet nga dekreti dhe kjo shkelje e kushtetutës nga do vij nga dekreti. Shkelja e rëndë e Kushtetutës të presidentit vjen nëpërmjet një dekreti, jo se emëroj një këshilltar në Presidencë. Dekreti çon në shkelje të rëndë të Kushtetutës sepse me atë ai shprehet. Ajo është shkelje e rëndë, dhe kjo shkelje të fut në kolaps, ai duhet hequr jo vetëm për anën morale por edhe për mënyrën si po e drejton atë institucion. Ai po vepron në mënyrë aq të keqe sa po na fur në kolaps të gjithëve. Ai duht të mbajë përgjegjësi për ato shkelje dhe të largohet’, tha ai.
Edhe për avokatin Arbër Hoxha, presidenti Begaj shkeli Kushtetutën me dekretin për zgjedhje në Tiranë.
‘Nuk pritej që Begaj të nxirrte një dekret dhe ai e nxori dhe ishte në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe GJK nuk është shprehur mbi dekretin por e ka pezulluar atë. Nëse avokatët e Veliajt nuk do t’i kishin kërkuar GJK që të pezullonte dekretin për zgjedhje në Tiranë, zgjedhjet do të bëheshin dhe GJK do t’i jepte të drejtë Veliajt për shkarkimin dhe në Tiranë do të zgjidhej dikush për kryebashkiak të Tiranës, do të kishim dy të zgjedhur vendor. Pra kjo është një shkelje shumë e rëndë’, tha ai.
Avokati Leonard Karaj, tha se dekreti që nxori Begaj sjell pasoja juridike. Ai theksoi se presidenti duhet që të kishte pritur vendimin e Kushtetueses nëse ishte e drejtë ose jo shkarkimi i Erion Veliaj si kryebashkiak i kryeqytetit.
‘Për mua është një shkelje e rëndë dekreti i presidenti. Presidenti nxjerr një dekret, dekreti sjell një pasojë juridike dhe pasoja janë zgjedhjet në këtë rast, nëse zgjedhjet janë antikushtetuese, pyetja është ka shkelur ose jo Kushtetutën presidenti. Ai duhet që të kishte pritur 15 ditë nga dhe pse duhet që të bëhej ky përshpejtim kaq i madh për të nxjerr një dekret.
Komente












