‘Dekreti i Lleshit’/ Manjani: Statusi i ushtarakut ishte pengesë, Rama arrogant, ja përse iku Xhafaj

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ komentoi debatin e krijuar pas ngërçit për emrin e Sandër Lleshit, dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm, mungesën e Gjykatës Kushtetuese, por edhe zbatimin e reformës në drejtësi. Ylli Manjani vlerësoi aktin e Presidentit, ndërsa u shpreh se pas komunikimit mes institucioneve dhe heqjes së statusit të ushtarakut për gjeneralin situata do të zgjidhet duke nënkuptuar se Meta do ta dekretojë Lleshin.

Akti nga Presidenti ishte kurajoz, por jo i motivuar. Ka njerëz si unë që do të donin që këtë mosbindje Presidenti ta kishte për kryeministrin. Nuk është mirë për kryetarin e shtetit që të lerë gjëra evazive, duhet të kishte një motiv më të fortë. Por në fund të ditës e detyroi kryeministrin që të flasë zyrtarisht, pasi nuk propozohet ministri me një Tëitter, nuk mund të injorohet presidenti në këtë derexhe. Mendoj që duhet të kishte një motiv më të fortë nga Presidenti. Çfarë të shkuare ka, si pritet që të ndikojë në të ardhmen? Këto kryeministri duhet ti ndajë me atë që e emëron, por nëse e bën me arrogancë, ky nuk është komunikim zyrtar. Diçka duhet të mbetet në arkivën e Presidencës. Komunikimi i zbardhur sot është zyrtar normal. Duhet të hiqet pengesa kushtetuese, një ushtarak aktiv nuk mund të kandidojë për deputet apo të marrë poste politike. Presidenti i bie që të heqë pengesën kushtetuese dhe pastaj të shprehet për dekretin.

Ylli Manjani

Gjithsesi, Manjani thotë se Gjykata Kushtetuese do të jepte një përgjigje përfundimtare për të ardhmen. “Arbitër mbetet gjykata Kushtetuese për të krijuar një proces, është fjala për të ardhmen, pasi ky rast nuk do të presë gjykatën”. Ish-ministri akuzon kryeministrin për bllokimin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuesja duhet të ishte krijuar. KED, nuk u la kurrë që të punonte dhe ka qenë PS që nuk e ka lënë, parlamenti ka ndaluar që të zgjedhurit të bëjnë punën me idenë që të vetohen. Ideja që të fusim të gjithë në vetting është e Ramës, por Kushtetuta nuk e thotë këtë. Kanë kaluar dy vite nga ndryshimi i Kushtetutës. Zgjidhja është duke e vendosur në një kalendar normal si do të plotësohet vakumi. Sot nuk krenohem me këtë situatë se është turp e faqezezë, është kolaps. Prokurori i përgjithshëm nuk ka asnjë rol në legjislacionin e ri, me këtë që luan Arta Marku, që i ka të gjitha të pamotivuara ligjërisht. Dash Xhika është harruar në burg, kot fare. Nuk kam ndonjë ngarkesë politike, por është harruar për një tender që nuk e ka bërë vetë.

Ylli Manjani

Por përse iku Fatmir Xhafaj sipas Manjanit? “Fatmiri ishte kohë që ishte i ikur. Besoj që akumuloi shumë pushtet rreth vetes. I dha shumë atribute sesa kishte ministri i Brendshëm, e bënë shumë konkurrues. Xhafaj e di mirë sjelljen profesionale, ka çeduar shumë. Arrestimet pa prova.... E dytë më ka zhgënjyer kur filloi të sillej si drejtor policie. Ministri nuk është policë”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore