Dekreti i Metës për anti-shpifjen nesër në Kuvend, raportuesi nga PPE: Rama po rrezikon negociatat

Dekreti i Metës për anti-shpifjen nesër në Kuvend, raportuesi nga PPE: Rama po rrezikon negociatat

David Lega

Raportuesi për Shqipërinë në grupin e PPE-së (grupi i partive të djathta) në Parlamentin Europian David Lega paralajmëron qeverinë shqiptare një ditë para rrëzimit të dekretit të Presidentit në seancën plenare nëse paketa anti-shpifje nuk pëson ndryshimet e kërkuara.

"Po përsëris qëndrimin tim mbi rrezikun që mbartin ligjet e reja për median në lidhje me çeljen e mundshme të negociatave me BE. Grupi PPE i Parlamentit Europian beson fort në çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Por Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagenit që janë një standard bazik e minimal për një vend kandidat.

Nëse qeveria Rama do të miratojë ligjet në formën aktuale atëherë ajo po vë në rrezik serioz shansin për çeljen e negociatave të anëtarsisë në BE. Qeveria Rama duhet patjetër të përmbushë rekomandimet specifike të dhëna nga Komisioni Europian dhe nga Këshilli i Europës" thuhet në postimin e tij në rrjetet sociale.

Postimi i David Legas

Pak javë më parë David Lega shkruante se Partia Demokratike e Shqipërisë ka mbështetje në rezistencën e saj kundër këtij projekt-ligji. Qeveria e miratoi paketën në seancën e fundit të dhjetorit, Presidenti e ktheu për shqyrtim, por komisionet e rrëzuan dhe një gjë të tillë pritet që të bëjë edhe Kuvendi nesër. (lexo ketu rendin e dites). 

Rendi i dites neser ne Kuved/ Pika 5 dhe 6 e rendit te dites per paketen anti-shpifje 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'