Lirohet nga detyra drejtori i SHISH Helidon Bendo! Rama e pret në zyrë: Dha dorëheqjen, do jetë këshilltar për reformën në institucionet e sigurisë

Helidon Bendo nuk do të jetë më drejtor i SHISH, por do të mbajë postin e këshilltarit të kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë. Pas 4 vitesh në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, sot është liruar nga detyra pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, i cili sqaroi se propozimi erdhi pasi Bendo po vijon studimet.

Pak minuta pas publikimit të dekretit, Rama publikoi fotografi me Bendon në zyrën e tij duke sqaruar se ka dorëzuar dorëheqjen pasi po vijon studimet pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në SHBA.

“Me Helidon Bendon, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë”, shkroi Rama.

Helidon Bendo është emëruar në detyrën e Drejtorit të SHISH me dekretin e Presidentit në datë 05 nëntor 2018. Bendo është një inspektor karriere, pasi iu bashkua shërbimit inteligjent në vitin 1995. Ai ka një eksperiencë të gjerë në detyra të ndryshme në Aparatin Qendror dhe bazë. Bendo është diplomuar për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si dhe trajnime të ndryshme brenda e jashtë vendit. Ai është mbajtës i disa vlerësimeve profesionale për kontribut në fushën e sigurisë kombëtare. 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • flora: 24/12/2022 08:01

    do emigroj edhe ky, sngeli me njeri ne ate vend.

    Përgjigju
  • Scutari: 23/12/2022 23:15

    Nuk e di përse paguhet ky institucion?! Ndoshta për thashetheme për të marrë në qafë njerëzit në vetting...

    Përgjigju
  • Poci: 23/12/2022 17:56

    Ne fakt vazhdimi i shkolles eshte e modes. Edhe kreu i cia e la sherbimin per nje master ne psikologji.

    Përgjigju
  • Arbërori: 23/12/2022 17:25

    Tani në krye të SHISH do emrohet proserbi i radhës që duhet të bashkpunojë me BIA-n serbe të fashistit Vucic-Vulin… Edvin shkjau shqipfolës ështé tradhtar

    Përgjigju
  • !!!?: 23/12/2022 17:23

    Helidonin e njohe nga afer,kam punuar me te. Nuk e kam mik, por kjo nuk me pengon per te patur vleresim maksimal per te.

    Përgjigju
  • Ganiu: 23/12/2022 17:19

    Mbaje te vjelesh ullinj me Bendon se kete vit kane mbajtur shume. Mbaje dhe per pastrues zyre se per gje tjeter sben as ai as ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë