Familjet afgane që strehohen në Shëngjin të Lezhës nuk do mund të vazhdojnë rrugëtimin drejt Shteteve të Bashkuara. Dekreti i Trump nuk është pritur mirë nga refugjatët afgan që janë strehuar në një resort turistik në Shëngjin. Ata thanë se nuk duan të qëndrojnë në Shqipëri dhe nga ana tjetër e kanë të pamundur të kthehen në vendin e tyre, pasi rrezikojnë të vriten nga talebanët.
“Vendimi i Trump nuk me duket i drejtë. Njerezit tonë e kane ndihmuar ushtrinë amerikane në Afganistan, ne duam që edhe gjithë njerezit tanë që kanë ngelur në Afganistan të mos lihen në harrese, pasi jeta e tyre është e rrezikuar. Njerezit që kanë ndihmuar ushtrinë amerikane, po vritet nga talebanet. Nëse nuk na ndihmon Amerika do të jetë fundi i jetes tonë, pasi ne nuk mund të shkojmë më në Afganistan, pasi talebanet e dinë kush ka ndihmuar ushtrinë amerikane dhe jemi të rrezikuar”, tha një refugjat afgan.
Afganët që morën arratinë për t’i shpëtuar regjimit të talebanëve i bëjnë thirrje Trumpit të heqë pezullimin e progamit të refugjatëve. Urdhëri ekzekutiv ka një afat 90-ditor, por fati i tyre është i paqartë nisur edhe nga qasja e ashpër e Trumpit ndaj emigrantëve. Numri i saktë i afganëve të mbetur në Shqipëri nuk bëhet i ditur zyrtarisht, por siç vetë ata pohuan mund të jenë 200 familje.
Të deportohen
PërgjigjuCojani Rames ne Surrel.
PërgjigjuKembes ti bini, si qeni te ngordhni race e felliqur
Përgjigju