TIRANË- Shqiptarët që janë brenda kategorive të udhëtimit drejt Italisë, do të kryejnë tamponin falas nga autoritetet e shtetit fqinj, dhe do të qëndrojnë në karantinë maksimumi për 48 orë në pritje të përgjigjes së rezultatit nëse janë apo jo të infektuar nga COVID-19.
Kategoritë e lejuara të qytetarëve shqiptarë që mund të udhëtojnë drejt Italisë dhe nga Italia drejt Shqipërisë janë :
Lejohet hyrja ne Itali e qytetareve shqiptare që janë rezidente dhe të pajisur me leje qëndrimi italiane. (mbetet në fuqi detyrimi i izolimit/ karantinimit të mirëfilltë për 14 ditë).
Lejohen udhëtimet për qëllime studimore;
-për nevoja pune te provuara
-për nevoja shëndetësore të provuara
-Lejohet të hyjnë në Itali, anëtarët e ngushtë të familjeve te qytetareve shqiptare me leje qëndrimi dhe rezidence Italiane (bashkëshorti/bashkëshortja, fëmijët deri në 21 vjeç, prindërit bashkëjetues, anëtarët e tjerë të familjes të varur për arsye të aftësisë së kufizuar), te provuara me dokumentacionin përkatës.
Udhëtimi i parë me rregullat e reja të vendosura në Itali, u bë në fluturimin nga Tirana drejt Perugias në orën 14:00, ku shqiptarët e këtij fluturimi me avion, kryen tamponin falas nga ekipet mjekësore. Udhëtarëve u merren të dhënat personale si dhe adresa ku do të qëndrojnë në mënyrë që të kontaktohen nëse ata rezultojnë pozitiv, ku sipas rregullave, më tej duhet të qëndrojnë në izolim për 2 javë.
Ndërsa Polonia hapi kufijtë edhe për turizëm, një vendim krejt i papritur i saj ditën e shtunë, çoi në mbylljen e kufijve për shkak të situatës me koronavirusin, duke sjellë kthimin pas të në atdhe të shqiptarëve jo rezidentë. Ministrja shqiptare e Punëve të Jashtme tha se kthimi i shqiptarëve të bllokuar në aeroportin e Varshavës u bë mëngjesin e së dielës me një avion charter. Të vetmit që do të lejohen të udhëtojnë, janë rezidentët në Poloni, studentët, diplomatët dhe personat që janë me kontrata pune.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.2%
-
Jo
30.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3634
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
Itali/ Trafikonte kokainë me postë përmes rrjetit WhatsApp, 30-vjeçari shqiptari kapet dhe me drogë të fshehur në pjesët intime! 50 euro doza
10 Janar, 21:10
-
Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime
10 Janar, 20:43
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikoi marrëveshjen, Aliaj: Pritet të kalojë në Senat, ja kategoritë përfituese
10 Janar, 14:46
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori italian: Situata shumë konfliktuale, fushata të jetë me fakte e programe! Qeveri teknike? 'Vendos politika'
10 Janar, 11:21
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikon marrëveshjen, pritet Senati! Përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë
9 Janar, 16:39
-
Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar
9 Janar, 13:27
-
Të akuzuar në Itali dhe Suedi për trafik narkotikësh dhe kanosje për vrasje, kapen 3 persona të shpallur në kërkim (EMRAT+VIDEO)
9 Janar, 08:41
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 20 mijë euro në pelenat e mbesës, në pranga shqiptari klandestin! I sekuestrohet kokainë edhe në makinë, nervozizmi e tradhtoi
8 Janar, 22:36