Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë një hap pas në lidhje me ndihmën humanitare globale. Teksa presidenti Donald Trump firmosi dekretin për ndalimin e financimeve amerikane në mbarë botën për 90 ditë dhe rishikimin e tyre, ky vendim ka shkaktuar debate të forta brenda dhe jashtë SHBA-ve.
Edhe Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi dje (29 Janar) ndërprerjen e financimeve për institucionet dhe organizatat në Shqipëri, përfshirë edhe ato të drejtësisë, si SPAK.
Mirëpo duket se situata ka ndryshuar 24 orë më pas.
Ambasada e SHBA-ve lëshoi sot (30 Janar) një tjetër njoftim të shkurtër, referuar edhe vendimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, që “lëshoi një përjashtim për programet e ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë”. Sipas ambasadës, SHBA-të kontribuojnë afërsisht 40% të ndihmës humanitare globale, por shton se “amerikanët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie”.
“Shtetet e Bashkuara kontribuojnë me afërsisht 40% të ndihmës humanitare globale.
Amerikanët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie. Teksa ndalojmë dhe shqyrtojmë ndihmën e huaj të ShBA, Sekretari Rubio lëshoi një përjashtim për programet e ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë
A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.6%
-
Pak
11.7%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 1344
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri kanadez konfirmon datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare! Trump ‘do të na thyejë’, por ne s’ do ta lejojmë
23 Mars, 20:58
-
Hodges: Forca evropiane në Ukrainë s’ka nevojë për garanci amerikane
23 Mars, 17:19
-
Ukraina dhe SHBA do të zhvillojnë bisedime në Arabinë Saudite për t’i dhënë fund luftës me Rusinë
23 Mars, 15:31
-
'Hap drejt shfuqizimit të shtetit kushtetues demokratik'/ Trump përballë gjykatave, analiza e DW: A po shkon SHBA drejt autokracisë?
23 Mars, 15:08
-
I Dërguari i Trump: Putin është një lider super inteligjent! Ukraina, një shtet i rremë
23 Mars, 14:54
-
Trump: Nëse i kanë dhënë Nobelin Obamës, pse jo mua?
23 Mars, 11:54
-
Lufta/ Izraeli godet Libanin, sulme hakmarrëse me raketa ndaj bazave të Hezbollahut
22 Mars, 22:47
-
SHBA/ 3 adoleshentë të vrarë dhe 15 të plagosur në një sulm me armë gjatë një shfaqje makinash
22 Mars, 22:28
-
Preç Zogaj: Koha nuk u ka dhënë të drejtë për asgjë deri tani
22 Mars, 21:38
-
Çfarë po bëjnë demokratët në SHBA? Po e ndihmojnë Trumpin, 3 shembuj të fundit
22 Mars, 18:02
-
'Non Grata' nga SHBA si Berisha, kush është Milorad Dodik?
22 Mars, 17:17
-
VOA padit administratën e Trump, e akuzon për mbyllje të paligjshme të transmetuesve të financuar nga publiku
22 Mars, 16:10