Dekreti për ambasador, Balla:
Nishani i Saliut mbi Zhitin, turp!

Dekreti për ambasador, Balla:<br />Nishani i Saliut mbi Zhitin, turp!
TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar në lidhje me akuzat e Presidentit Bujar Nishani ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me propozimin e Visar Zhitit në postin e ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti Balla e quan të turpshëm reagimin dhe gjuhën e përdorur nga Presidenti, që sipas këtij të fundit, kandidatura e Zhitit është një kurth politik i Ramës.

Sipas Ballës, “Nishani i Saliut” me një gjuhë të paprecedentë dhe aspak të denjë për një President, ka zgjedhur të mos dekretojë Zhitin në postin e ambasadorit, pasi kjo është porosia e ish-kryeministrit Berisha.

Sa i përket pretendimit të Nishanit për një provokim, Balla shprehet se ky është një budallallëk të cilin vetëm Presidenti i Republikës e mendon.

Më poshtë postimi i plotë i Taulant Ballës në Facebook:

Nishani i Saliut mbi Visar Zhitin. Kur te gjithe prisnim qe Presidenti i Republikes te ishte ne krahun e Visar Zhitit, Nishani shperdoroi edhe vete gjuhen shqipe pervec kandidatures se Visar Zhitit. U hodh papritur ne nje sulm te paprincipte ndaj kryeministrit, duke aluduar edhe per sigurimsa ne kete vendim-marrje. Sa turp! Kaq shume e teproi Nishani, sa e quajti kandidimin e Visar Zhitit provokim. Po pse dreqin u provokua ky president qe futi gjuhen e rruges ne Presidence? Asnje President deri me sot, as vete Saliu nuk ka folur sic po flet Nishani me nje fjalor prej karrocieri me faqoren e rakise ne dore. U provokua medemek se ne kandiduam Visarin qe ai te mos e miratonte!
Po cfare do fitonim ne nga ky provokim, por qe ne fakt eshte vetem nje budallallek tipik vetem per mendjen e Bujarit? Ndoshta sipas Bujarit kemi dashur te vendosim ne pozite te veshtire para opinionit Presidentin. Por a ka President ne pozite me te veshtire se ky ne syte e opinionit? Andej duhet t'i bindet Saliut dhe duhet t'i bashkohet fushates se tritolit duke hedh ne ere ambasadoret per te ndihmuar ne klimen e konfliktit artificial. Kendej duhet te ndryshoje edhe look-un, qe ta harrojne se kush ka qene ne fakt ky ushtar i Saliut qe mbronte me trup bustin e Enverit ne demostratat pro-enveriste ne Shkollen Bashkuar. Kujt i duhet me shume se kaq per ta pare Bujarin ashtu sic eshte, nishani i Saliut mbi Visar Zhitin! Kjo eshte edhe me keq se ridenim! Kjo eshte pengmarrje e Visarit per llogari te Saliut nga ushtari i tij Bujar Nishani!

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen