Dekreti, PD i jep të drejtë
Nishanit për rrëzimin e Visar Zhitit

Dekreti, PD i jep të drejtë<br />Nishanit për rrëzimin e Visar Zhitit
TIRANE- Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi i ka dhënë të drejtë kreut të shtetit për mënyrën e rrëzimit të kandidaturave për ambasador, por ka ftuar qeverinë dhe presidencën të gjej konsensus për emrin e Visar Zhitit. Duke harruar kohën kur PD nuk kryente konsulta me presidentin për emërimin e ambasadorëve, Bumçi shprehet se konsultimi me qeverinë për këtë çëshje me presidentin është i detyrueshëm.

“Përsa kohë janë dy institucione duhet të gjejnë gjuhën. Kur është vendimmarrja e një institucioni, konsultimi është i këshillueshëm, por nuk është i detyrueshëm. Kur vendimmarrjen nuk e ke ti në dorë, atëhere duhet të ulesh dhe të gjej një gjuhë të përbashkët. Konsultimi është i detyrueshëm, është i nevojshëm dhe kjo qeveri, kryeministri dhe ministri i jashtëm duan ta kthejnë dhe ti japin forcë ligjore, duan të shmangin cdo lloj kontakti me institucionet e tjera”,deklaroi Bumçi.

Qeveria
Rezistenca deri në fyerje, që kreu i shtetit i ka bërë emrit të Visar Zhitit, propozim i qeverisë për ambasador në selinë e shenjtë në Vatikan, ka detyruar mazhorancën të gjejë një tjetër zgjidhje. Zhiti sipas të gjitha gjasave do të shkojë në Vatikan, por jo si ambasador por si i dërguari me punë i qeverisë. Mungesa e propozimit të një kandidati më pas nga qeveria, do të bëj që i dërguari me punë të jetë autoriteti mëi lartë atje.

"Visar Zhiti, sot për sot, është më shumë se sa një emër dhe është më shumë se sa një kandidat i propozuar nga Qeveria për të shërbyer në një vend shumë të rëndësishëm, sic është Selia e Shenjtë dhe në këtë kuptim do të doja të rikonformoja qëndrimin që Qeveria nuk e ka luksin që kapacitete si Visar Zhiti mos t'i vërë në dispozicion të interesave të vendit. Detajet do t'i bëhen të njohura opinionit publik në ditët në vijim", deklaroi dje ministri Bushati. Ky vendim do të sfumonte debatin e hapur tashmë mes qeverisë dhe presidencës, ndërkohë që problematika e emërimit të ambasadorëve do të jetë një diskutim i mëvonshëm që ndoshta do të kërkojë edhe nëdërhyrje në kushtetutë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve

Protesta e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve