Dekretimi i Xhaferllarit/ Spiropali: Meta dekretoi kundër ligjit një gjykatëse mbrapa liste

Dekretimi i Xhaferllarit/ Spiropali: Meta dekretoi kundër ligjit një gjykatëse mbrapa liste

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin Elisa Spiropali e ka cilësuar dekretimin e Marsida Xhaferllarit nga presidenti Meta për Kushtetuese, një dekretim kundër ligjit. "Një gjykatëse mbrapa e liste", shprehet Spiropali, sipas së cilës, ku vendim i marrë nge kreu i shtetit, është një tregues se ai është renditur kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

"Edhe njëherë Ilir Meta iu kundërvu Reformës në Drejtësi dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Europian, duke dekretuar kundër ligjit dhe kundër qëndrimit të tyre, me zero legjitimitet kushtetues e ligjor, një gjykatëse mbrapa liste. Edhe njëherë kundërvënia brutale e Ilir Metës ndaj prioritetit themelor të vendit, drejtësisë, na bën të ndjehemi keq për Presidentin e Republikës. Edhe njëherë, Ilir Meta dha një shembull spektakolar për ta kuptuar kush ende nuk e ka kuptuar, se Reforma në Drejtësi ndan thellë e qartë shumicën qeverisëse dhe parlamentin e vendit, nga fronti i atyre që me në krye Ilir Metën, i bashkon kundër nesh Frika nga Drejtesia", shkruan Spiropali.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme Marsida Xhaferllarin anëtare të Gjykatës Kushtetuese duke e futur në ngërç krijimin dhe ngritjen e këtij institucioni. Kreu i shtetit me vendimin e sotëm ka dekretuar gjyqtaren e dytë për të njëjtin vend që ishte vakant.

Postimi i plotë i Elisa Spiropalit

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iliri komplet flori: 13/11/2019 22:18

    Ilir meta e vërteta po shikon se dita po i përfundon e direkt në burg përfundon. E monikën shoqëris do ja lej që monika shum ti pëlqej e hajdarin ta shkëlqej.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër