Dekriminalizimi, 'lëshon' Basha:
'Ok' propozimeve të PS dhe LSI
Partia Demokratike duket se është tërhequr nga panegociueshmëria e draftit të saj për dekriminalizimin, duke i përcjellë një mesazh mazhorancës që në projektligj të reflektohen edhe propozimet e PS-LSI.
TIRANE- Partia Demokratike duket se është tërhequr nga panegociueshmëria e draftit të saj për dekriminalizimin, duke i përcjellë një mesazh mazhorancës që në projektligj të reflektohen edhe propozimet e PS-LSI. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar dje në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar, se opozita nuk kërkon merita në këtë proces, por konsensusin e shumicës parlamentare, për të konkretizuar me vullnet të përbashkët procesin e dekriminalizimit.
“Dëshirojmë miratimin me konsensus të këtij projektligji duke reflektuar në të kontributet e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nuk duam meritat, duam të bëhet ligji, të zbatohet ligji. Dekriminalizimi ka apo duhet të ketë vetëm një kundërshtar: krimin”, u shpreh Basha. Edhe pse ka “lëshuar” për përqasjen e dy drafteve, pa përmendur nëse tërheqja përfshin edhe 5 pikat që mbajnë larg palët, shefi i opozitës deklaroi se s’do ketë asnjë afat shtesë për miratimin e projektligjit, duke kërkuar votimin e tij brenda muajit shtator. “Dekriminalizimi, si hap i parë, është sot një urgjencë kombëtare.
Ne kemi paraqitur në Kuvend projektligjin tonë të konsultuar me komisionin e Venecias. Kemi kërkuar futjen e projektit në kalendarin e Kuvendit dhe vendosjen e një afati për miratimin e tij brenda muajit shtator. Por nga ana tjetër, po ndjekim me vëmendje çdo lëvizje apo manovër politike që synon zvarritjen e miratimit të ligjit, tjetërsimin e tij për t’i hequr thelbin, për ta bërë të paefektshëm e të pafuqishëm, pra të pavotueshëm.
Busulla është standardi evropian”, tha kreu demokrat. Ai kërkoi me insistim miratimin e projektligjit dhe fillimin menjëherë të zbatimit të tij, me qëllim pastrimin e Kuvendit, institucioneve dhe pushtetit vendor nga individët me rekorde kriminale. Gjithashtu, kreu demokrat Basha iu rikthye edhe akuzave ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për lidhje me trafikun e drogës.
“Ka venë makinën e tij në dispozicion të trafikantëve, e ka shndërruar veturën e tij në mjetin më të sigurt e më të paprekshëm të trafiqeve në vend. Habilajt, kushërinj të Tahirit, të njohur dhe të survejuar nga policia si narkotrafikantë me damkë, kanë hyrë e kanë dalë në kufinjtë dhe doganat e vendit me makinën e ministrit kushëri”, tha ai. Raporti i ODIHR për zgjedhjet e 21 qershorit ishin gjithashtu një tjetër çështje ku u ndal Basha, duke kërkuar reflektimin e rekomandimeve të
OSBE/ODIHR në Kodin Zgjedhor.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Shtator 2015Redaksia Online(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4916
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15