Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtepie” për kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi. Ky i fundit përmes avokatit të tij kishte kërkuar ndryshimin e masës që ishte dhënë më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë. Ndaj Roshit rëndon akuza e fshehjes dhe mosdeklarimit të të dhënave në formularin e vetdeklarimit, duke shkelur keshtu ligjin për dekriminalizimin.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com