Dekriminalizimi,Basha:Betejë e
fituar nga PD, asnjë dallim

Dekriminalizimi,Basha:Betejë e<br />fituar nga PD, asnjë dallim
Dënimi i Elvis Roshit, Dashamir Tahirit dhe Shkëlqim Selamit për kreun e PD Lulzim Basha është prova konkrete që ligji i dekriminalizimit po jep frytet e saj.

I pyetur nga gazetarët  për deputetin e PDIU që e prek ligji i dekriminalizimit, Dashamir Tahirin, pjesë e grupit parlamentar të PD, Basha shprehet se ligji i dekriminalizimi nuk diferencon asnjë.

"Qëndrimi i PD është zbatimi i plotë i dekriminalizimit. Çdo person duke filluar nga unë duhet t'i nënshtrohet këtij ligjit", shprehet Basha.

Kryedemokrati Basha ka hedhur akuza se kreu i qeverisë Rama ka bërë çdo gjë për të vonuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit si dhe të luftojë opozitën, qëllimi i së cilës është luftimi i kriminelëve.

Sipas Bashës, kjo është një betejë që ka fituar PD për të ndarë krimin nga politika. Shqiptarët duhet të ndjehen më pak pesimist, pasi për të, një nga betejat kryesore të PD është fituar.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një tjetër sfidë për të cilën Partia Demokratike është e sigurt që do ta fitojë,  pavarësisht se kryeministri Rama sipas Bashës është kundra tyre.

Gjithashtu në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, ai u ka drejtuar një mesazh shqiptarëve ku shprehet se e mira e mund gjithmonë të keqe. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen