Dekriminalizimi ka qenë në fokus itëtakimit mes Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Raportuesit për Shqipërinë pranë Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein tw mbajtur nw Tiranw.

Gjatë takimit Basha i ka shprehur Fleckensteinit shqetësimin se mazhoranca po zvarrit procesin e dekriminalizimit duke mbrojtur personat me rekorde kriminale.

 “Po bëhet një vit nga arritja e marrëveshjes me ndërmjetësimin e eurodeputetëve Fleckenstein dhe Kukan, procesi vazhdon të zvarritet nga mazhoranca për të mbrojtur personat me rekorde kriminale që i ka promovuar në pushtet", u shpreh Basha.

Basha ka vlerësuar mbështetjen  e eurodeputetit Fleckenstein për dekriminalizimin dhe angazhimin e tij për t’i shkuar deri në fund këtij procesi. Kreu i opozitës tha se selia blu ka propozuar projektligjin per dekriminalizimin para zgjedhjeve të cilat sipas tij janë cënuar nga personat me rekorde kriminale të kandiduar nga koalicioni i majtë.

PD ka propozuar që para zgjedhjeve vendore projektligjin per dekriminalizimin por nuk u pranua me qëllimin e vetëm që të kandidojë persona me rekorde kriminale të cilat fituan dhunshëm në zgjedhjet e kapura dhe të prishura të 21 Qershorit siç u faktua dhe në raportin e OSBE/ODHIR-it” tha Basha.

Basha bëri të ditur se me dhjetra persona të tjerë me rekorde kriminale u emëruan në administratën e qeverisjës qendrore dhe vendore. Kryetari i Partisë Demokratike ka shprehur vendosmërinë e opozitës për kalimin e ligjit për dekriminalizmin.

“Nxjerrja e kriminelëve jashtë nga Kuvendi, jashtë nga zyrat e kryetarëve të bashkive, nga administrata, jashtë nga sferat e vendimmarrjes është pritoritet i Partisë Demokratike”, përfundoi Basha.

Në ditën e fundit të vizitës 4 ditore të Fleckenstein u diskutua edhe për reformën në drejtësi dhe për cështjen e CEZ-it.
 
Redaskia online
(o.m/shqiptarja.com)