Kauza dy vjeçare e opozitës shqiptare për dekriminalizimin e politikës dhe shtetit shqiptar ka përfunduar dje në një flluskë sapuni. Ligji për dekriminalizimin, i konsideruar si më ashpri në Evropë, nuk ka prodhuar asgjë. Pretendimet për 19 deputetë të inkriminuar, pritshmëritë, përbetimet dhe zhurma dyvjeçare, rezultojnë një blof, ndoshta më i madhi në historinë e pluralizmit shqiptar. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe i akteve nënligjore të tij, nuk prek qoftë edhe një anëtar të Kuvendit të Shqipërisë.
Dhe pesha e mosbesimit dhe përgjegjësisë politike bie pikërisht mbi Partinë Demokratike dhe drejtuesit e saj, të cilët kanë marrë me krenari autorësinë dhe vulën e këtij ligji. Nga këqyrja e formularëve, një numër deputetësh rezultojnë të hetuar, të arrestuar për prostitucion dhe të dënuar për vepra të ndryshme penale. Por, asnjë deputet nuk është subjekt i veprimit të ligjit për dekriminalizimin. Me fjalë të tjera, asnjë deputet nuk humbet mandatin dhe nuk përjashtohet nga Parlamenti, për shkak të parashikimeve të ligjit të dekriminalizimit. Asnjë deputet nuk ndalohet të jetë pjesë e listave për zgjedhjet e 2017. Gjithçka është si më parë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74%
-
Jo
22.4%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2304
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15