Gjashtë deputetë dhe 3 kryebashkiakë janë duke u verifikuar nga Prokuroria e Përgjithshme për të shkuarën e tyre si subjekte të ligjit të dekriminalizimit.
Prokuroria ende nuk ka bërë publike listën por jo zyrtarisht deklaron se personat që po verifikohen janë deputetët Artan Gaçi, Armando Prenga, Gledion Rehovica, Aqif Rakipi, Omer Mamo dhe Mhill Fufi.
Ndërsa në listën e kryebashkiakëve të cilët po verifikohen janë Eduart Kapri i Pogradecit, Adriatik Zotkaj në Poliçan dhe Tërmet Peçi në Tepelenë.
Këto emra prej kohësh kanë qarkulluar dhe në akuzat politike ndër kampet e opozitës dhe mazhorancës, ndërsa këtë të martë Prokuroria ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të dhëna për verifikimet që ka kryer ky institucion.
Në rast të informacioneve dhe provave se ndonjë prej tyre preket nga dekriminalizimi atëherë do t'i nënshtrohen procedurës me të cilën disa javë më parë ju hoq mandati dhe dy deputetëve Dashamir Tahiri, Shkëlqim Selami dhe kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi.
Dhe pse ky verifikim është ende duke u kryer Report Tv ka mësuar se prej 4 prej tyre tashmë kanë ardhur letër porositë jashtë vendit ku rezulton se ndërsa personat e listuar nga sektori i dekriminalizimit ka dhe nga ata që kanë qenë të dënuar.
Dënimet dhe precedentët penal bënë me dije burimet janë nga 4 deri në 12 vite burgim, për trafik droge e shfrytëzim prostitucioni dhe rezulton se janë dhënë nga drejtësia italiane, zvicerane dhe greke.
Katër nga zyrtarët e dënuar për të cilët kanë ardhur letër porositë sipas burimeve nga seksioni i dekriminalizimit jashtë vendit kur janë dënuar kanë pasur identitete të ndryshme nga ato që përdorin sot.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51%
-
Jo
45.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Qarkullonin me armë në makinë të cilën do e shisnin, arrestohen 2 persona! Njëri kundërshtoi me dhunë efektivët dhe tentoi të largohet (EMRAT+VIDEO)
19 Shkurt, 08:37
-
KQZ bllokoi ‘Paketën e Maleve’ e pr. ligjin për TVSH në Bujqësi, sot vendos KAS! Argumentet pro e kundër të Kuvendit e Celibashit (DOKUMENTI)
19 Shkurt, 08:33
-
Si ushtrojnë presion mbi Evropën bisedimet e Riadit
19 Shkurt, 08:32
-
Veton Surroi: Kronikë e politikave të shpallura të Trump
19 Shkurt, 08:29
-
SHBA/ Trump lavdëron Muskun për reduktimin e shpenzimeve qeveritare: Elon dëshiron ta shohë vendin të ecë përpara
19 Shkurt, 08:23
-
E përditshmja britanike 'Independent': Shqipëria ndër destinacionet më të bukura për t’u vizituar në 2025
19 Shkurt, 08:13
-
Radosław Sikorski: Rruga drej mirëqenies
19 Shkurt, 08:11
-
Në planin romantik do jetë momenti i duhur për të sqaruar çdo keqkuptim, horoskopi për sot
19 Shkurt, 08:10
-
Papa Francesku ‘ka pneumoni bilaterale’! Mjekët e spitalit Gemelli zbulojnë gjendjen shëndetësore të atit të shenjtë: Është e ndërlikuar
19 Shkurt, 07:54
-
Punësimet e të huajve, nuk do tatohen agjencitë për shtetet me marrëveshje të taksimit të dyfishtë
19 Shkurt, 07:43
-
Trump i drejtohet Zelenskyt: Dëshiron një vend në negociatat me Rusinë? Shko në zgjedhje
19 Shkurt, 07:32
-
Moti për sot/ Mbizotërojnë kthjellimet, por zbresin temperaturat
19 Shkurt, 07:17