Komisioni Ad Hoc për ngritjen e institucioneve të reja të Reformës në Drejtësi, KLP e KLGJ, ka përjashtuar nga gara kandidatin Altin Hazizaj.
/Shqiptarja.com
Hazizaj ishte kandidat për KLGJ nga radhët shoqërisë civile. Vendimi vjen pas akuzave të PD se Hazizaj prekej nga ligji i dekriminalizimit, pasi kishte fshehur një dënim të hershëm.
Vendimi është marrë me tre vota pro të PS dhe me opozitën që nuk mori pjesë në votim.
d.c./shqiptarja.com









