Kështu u shpreh Ministri i drejtësisë Nasip Naço teksa foli për procesin e dekriminalizimit, duke e vlerësuar këtë proces të ardhur në kohën e duhur.
Ministri Naço i cilësoi kandidatë “Bio”, të përzgjedhurit e LSI ndërsa shtoi se dekriminalizimi nuk duhet të përdoret për qëllime politike.
Naço veçoi se opozita nuk e voton draftin e paraqitur pasi presin të kalojnë këto zgjedhje dhe zgjedhjet e tjera.
Ministri Naço këto komente i bëri pas një aktiviteti të organizuar në kanionet e Osumit.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
