Dekriminalizimi, PD dorëzon
draftin: Heqim njollën e turpitPDF- Pr.ligji i PD për dekriminalizimin

Dekriminalizimi, PD dorëzon<br />draftin: Heqim njollën e turpitPDF- Pr.ligji i PD për dekriminalizimin
TIRANE - Demokratët kanë konkretizuar nismën e tyre për dekriminalizimin duke depozituar në Kuvend amendamentet kushtetuese dhe projektligjin për dekriminalzimin jo vetëm të parlamentit por të të gjitha institucioneve publike në vend. Nga selia e Kuvendit deputeti Oerd Bylykbashi tha se projektligjet që lidhen me ndryshime kushtetuese e ligjore për dekriminalizimin do t’i heqin njollën e turpit shqiptarëve dhe se ky process nuk mund të ndalet nga mungesa e vullnetit të maxhorancës.

Demokratët kanë bërë një sërë propozimesh për ndryshimet në kushtetutë në thelb të të cilave qëndron përjashtimi i shtetasve nga e drejta për të zgjedhë apo për tu zgjedhur e që rregullohet me ligj të posaçëm.
 
Sipas mendimeve kushtetuese, parashikohet që Avokat i Popullit, deputetë, presidenti i republikës, kryeministri, nëpunësi publik, gjyqtarët, prokurorët, anëtarët e këshillit dhe guvernatori i bankës së Shqipërisë, kryetari i KLSH, anëtarë të Forcave të Armatosura, nuk mund të zgjidhet një shtetas që është i përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posaçëm.
 
Sipas parashikimeve ligjore ata persona të cilët pas verifikimit rezultojnë të tillë u ndërpritet mandati publik që kanë. Ndërsa në ligjin për dekriminalizimin janë parashikuar kushtet që duhet të plotësojnë personat që kandidojnë për poste publike apo edhe për tu zgjedhur, ku demokratët parashikojnë që ky proces nis me vetëdeklarimin e secilit prej këtyre kandidatëve lidhur me të shkuarën e tyre.
 
Ndërkaq pritet që me çeljen e sesionit të ri kuvendor , iniciativat e demokratëve të diskutohen në komisionin e posaçëm për dekriminalizimin

Deklarata e deputetit te PD Oerd Bylykbashi
Sot Partia Demokratike paraqiti zyrtarisht në Kuvend ligjin e po‎saçëm për dekriminalizimin. Ky ligj i hap rrugën largimit të menjëhershëm të kriminelëve nga parlamenti, pushteti vendor dhe çdo funksion publik dhe ndalon kandidimin e tyre në të ardhmen.

Ky veprim konkretizon aksionin dy-vjeçar moral dhe politik te Partisë Demokratike kundër penetrimit dhe kapjes së shtetit nga krimi në marreveshje me krerët e kësaj mazhorance.

Ligji që depozituam në Kuvend është në përputhje me modelet më të mira europiane dhe botërore si dhe standartet e vendosura nga Gjykata e Të‎Drejtave të Njeriut e Strasburgut dhe Komisioni i Venecias.

Nisma e sotme legjislative është përgjigje për zvarritjen dhe bllokimin e qëllimshëm të procesit dhe komisionit të dekriminalizimit‎ nga mazhoranca, në shkelje të hapur të marrëveshjes së 24 dhjetorit, marrëveshje e arritur me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian.

Vullneti i opozitës për dekriminalizim nuk mund të ndalet nga mungesa e vullnetit e Ramës dhe Metës.

Qytetarët shqiptarë nuk mund të mbajnë në kurriz njollën e turpit që i ka vënë pakti i kësaj mazhorance me krimin. Shqiptarët meritojnë një pushtet publik të pastër dhe të denjë.

Eshtë koha për Kuvendin ta votojë këto ligje pa asnjë vonesë dhe pretekst dhe t'ia heqë njollën e turpit shqiptarëve.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë