Dekriminalizimi/ PD sulmon PS, por
kandidon të hetuarin për leje abuzive

Dekriminalizimi/ PD sulmon PS, por<br />kandidon të hetuarin për leje abuzive
TIRANË - Në kuadër të dekriminalizimit Partia Demokratike prej ditësh akuzon PS se po kandidon për Bashkinë e Krujës një person me precedentë penalë, kandidon vetë një person që është nën hetim nga Prokuroria për shpërdorim detyre.

Ndërsa PS e ka faktuar me dokumente nga autoritetet italiane që kandidati i saj për Krujën Artur Bushi është i pafajshëm, kandidati i PD për Lezhën, Fran Frrokaj është vendosur nën akuzë para disa ditësh nga Prokuroria shqiptare për abuzim me lejet e ndërtimit.

Kryetari aktual i Shënkollit, Fran Frrokaj dhe dy punonjësit e urbanistikës Lindita Cane dhe Petrit Picaku, akuzohen se kanë dhënë leje ndërtimi duke shkelur ligjin.
 
Prokuroria e Lezhës ka nisur më 9 prill procedimin penal për shpërdorim detyre për Fran Frrokaj, me detyrë Kryetar i Komunës Shënkoll, Lindita Canen, me detyrë Përgjegjëse e Seksionit të Urbanistikës dhe Petrit Picakun, me detyrë Përgjegjës i Inspektoriatit Urbanistik Vendor në Komunë.
 
Ata dyshohet se kanë shkelur procedurat për pajisjen me leje ndërtimi (rikonstruksion çatie) dhe lejimin e ndërtimit të një objekti ndërtimi 3-katësh, në pronësi të një banori në Shënkoll.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid