Dekriminalizimi, pezullohet për
falsifikim oficerja e policisë

Një oficere e Policisë së Shtetit është pezulluar sot nga detyra, pasi mbi të rëndon akuza e falsifikimit. SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës kanë përfunduar hetimin për N/komisaren Marie Dobra, prej ku ka rezultuar se oficerja ka falsifikuar formularin e dekriminializimit.   

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se punonjësja e policisë, N/komisare Marie Dobra., me detyrë Specialiste Informacioni dhe për marrjen e kallëzimeve në Seksionin e Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë, ka qenë më parë e dënuar me 18 muaj burg për veprën penale "Shpërdorim detyre" parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Këtë dënim ajo nuk e ka bërë të ditur gjatë plotësimit të formularit të dekriminalizimit për punonjësit e shtetit, duke shënuar në formular si e padënuar. Prokuroria ka kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, caktimin e masës së sigurimit personal për punonjësen e Policisë.

Gjykata në bazë të këtyre të dhënave ka vendosur caktimin e masave shtrënguese “Mosushtrim i detyrës” dhe “Detyrim paraqitjeje pranë Policisë Gjyqësore” për shtetasen në fjalë. Kjo masë është marrë nën akuzën për veprën penale të "Falsifikimin e vulave, stampave dhe formularëve zyrtarë”, e parashikuar nga neni 190/1.a i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së

Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së