Dekriminalizimi, Spaho: Zgjidhet me
ligj, javën tjetër nis punën komisioni

Dekriminalizimi, Spaho: Zgjidhet me<br />ligj, javën tjetër nis punën komisioni
Hartimi dhe miratimi i një ligji të posaçëm për dekriminalizmin do të zgjidhte përfundimisht çështjen shumë të debatuar të eleminit të elementeve kriminale në strukturat e politikëbërjes.
 
Për demokratët një ligj i tillë do të zgjidhte këtë çështje, ndërsa nënkryetari Edmond Spaho thotë se komisioni parlamentar do të përcaktojë edhe formulën se si mund të realizohet ky parashikim ligjor, por pa cënuar liritë dhe të drejtat e njeriut.


Nënkryetari i PD thotë se gjatë javës së ardhshme parashikohet fillimi i punës së komisionit të posacëm për dekriminalizmin.

Thyerja e bojktotit paralamentar nga opozita e djathtë u kushtëzua me miratimin një rezolute të përbashkët që parashikon ngritjen e nje komisioni të posacëm për dekriminalizimin jo vetëm në Parlament por dhe në strukturat e tjera vendimarrëse.
 
Në dhjetor, maxhoranca dhe opozita arritën një marrëveshje përmes të cilës deri në muajin qershor komisioni i posacëm të përfundojë punën në të cilin do të miratohet një ligj për dekriminalizmin.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen