Kryetari i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili në një deklaratë për media është shprehur se ligji i dekriminalizimit është premisa bazë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Vasili ka mbështetur kërkesën e Prokurorisë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pezullimin nga detyra të dy deputetëve të Qarkut të Vlorës, Dashamir Tahiri dhe Shkelqim Selamin si dhe kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshin pasi i prek ligji i dekriminalizimit.

 Sipas tij ky është një tregues se ligji është i barabartë për të gjithë.

Kryetari i grupit parlamentar i LSI është shprehur gjithashtu se ky ligj është një standart i panegociueshëm për këtë forcë politike dhe se është një garanci për zbatimin e Reformës në Drejtësi. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)