Mazhoranca i është përgjigjur akuzave të opozitës sa i përket ngritjes së Komisionit të posaçëm për dekriminalizimin e Kuvendit. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili tha se nuk ka asnjë tërheqje të shumicës për të vijuar me ngritjen e këtij komisioni, dhe do të zbatohet marrëveshja e arritur mes palëve në muajin dhjetor.
Vasili tha se sapo të gjenden modalitetet e duhura, shumica do tregojë vullnetin e saj për të gjetur një zgjidhe që shkon përtej mazhorancës dhe opozitës.
“Nëpërmjet rezolutës ne shprehëm vullnetin dhe gatishmërinë, presim qartësimin emodaliteteve. Është një moment i përshtatshëm, nuk ka pasur asnjë kundërshti, është çështje e bërë publike për të cilën ne kemi shprehur vullnetin tonë politik. Sa të vihen në lëvizje instrumentet e nevojshëm do nisë puna, nuk gjej arsye për ngut dhe polemika”, deklaroi Vasili.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO