TIRANE - Është konstituuar gjatë kësaj të mërkure Komisioni për Dekriminalizimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Qysh në nisje të seancës opozita i ka rikthyer edhe njëherë akuzat për kriminalizim të parlamentit, kjo ka sjellë reagimin e mazhorancës e cila kërkoi që konkluzionet të dalin në fund të komisionit. Për mazhorancën pika për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është pa sens, megjithatë ajo është e gatshme të punojë me opozitën për çka kërkohet.
Bylykbashi: Ndryshimet politike nxorën në pah rekorde kriminale. Besoj se ky komision do funksionojë me vullnet për t’i dhënë zgjidhje dekriminalizimit dhe zbatimit të vendimeve të gjykatave.Balla: Prej ditës së parë qoftë PS qoftë LSI kanë shprehur dakordësi. Kolegët të bien dakord që t’i bëjmë në fund konkluzionet. Çështjet duhen adresuar. Edhe marrëveshja është bërë në këtë sallë të Komisionit të Integrimit siç po bëjmë dhe sot. Jo çdo gjë që thotë opozita është e drejtë. Të ngresh komision për zbatimin e vendimeve kushtetuese është njësoj si të thuash a do zbatojmë ligjin. Besoj e keni kuptuar 6 muaj jashtë kuvendit këtë gabim.Ndërkaq Spartak Braho deputet i LSI-së i ka kërkuar shpjegime opozitës se çdo të thotë persona me rekorde kriminale , duke u shprehur më tej se opozita po bën demagogji.
Braho: Në rezolutë janë nominuar 3 çështje, dy prej të cilave kanë zgjidhje. Pika tre, çfarë do të thotë persona me rekorde kriminale? Këtu ka dhe demagogji. Te heqim këtë cilësorin “ky është kriminel” se ju e keni të zhvilluar këtë. Nëse se hiqni unë do them në çdo mbledhje që kryekriminel është Sali BerishaBylykbashi: Puna e komisionit do ta qartësojë çdo të thotë rekorde kriminale Nga ana tjetër opozita përmes deputetit Eduard Halimi tha se duke qenë se jemi para zgjedhjeve vendore duhet bërë gati një paketë ligjesh që të pengohet kandidimi i personave me precedent kriminal.
Halimi: Nuk do bëjmë hetime të personave pasi nuk kemi kompetencë, por për të hartuar dispozita ligjore që ato fenomene të mos përsëriten. Nuk kemi ndonjë mundësi këtu t’i fusim këmbët në një këpucë mazhorancës. Kërkesat e opozitës për komisione hetimore janë refuzuar. Kryetarët e partive janë duke përzgjedhur kandidatët, paketë ligjesh që në zgjedhjet e ardhshme mos të kandidojnë persona me precedent kriminal.Komisioni i posaçëm miratoi me konsensus deputetin Ulsi Manja si sekretar, ndersa Oerd Bylykbashi eshte kryetar i tij.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
23.3%
-
Dështim
63.3%
-
Nuk e di
13.4%
Vota total: 1466
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pjesëmarrja e ulët në protestë, Berisha: Aksioni i parë i ‘mosbindjes civile’, do shtrihet në gjithë vendin! Duam qeveri teknike
8 Tetor, 13:22
-
Sondazhi kombëtar, Harris ‘fiton’ votuesit e pavarur, 52% janë pro demokrates dhe 36% pro Trump
8 Tetor, 13:16
-
Shefi i CIA-s ngre alarmin: Rrezik i lartë për përshkallëzimin e luftës në Lindje të Mesme
8 Tetor, 13:07
-
Protesta e 7 tetorit, Noka mbledh drejtuesit politikë në selinë e PD-së
8 Tetor, 13:06
-
Lezhë/ Merr flakë magazina, shërbente si bazë ushqimore për bagëtitë, vetëm dëme materiale
8 Tetor, 13:03
-
Martin Leka: O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
8 Tetor, 13:03
-
Kombëtarja në Ligën e Kombeve, Altin Rraklli për Report TV: Do ndihet mungesa e Gjimshitit, më pëlqen vazhdimësia pas Euro 2024
8 Tetor, 12:52
-
E para vajzë shqiptare me medalje të artë në mundje, Erglena Domi: Krenare! Babai trajner: Mundi 3 rivale shumë të forta
8 Tetor, 12:50
-
Ndjekësit ‘masakrojnë’ Berishën për protestën: O kriminel! U lodhëm, boll më! Vetëm mosbindje civile nuk është
8 Tetor, 12:38
-
Kakavijë/ Tentoi të dilte nga Shqipëria me 14 mijë e 500 euro të padeklaruara, nën hetim 54-vjeçari
8 Tetor, 12:35
-
Si u zgjua Tirana një ditë pas 'mosbindjes civile' të PD? Selia PS pa portretin e Ramës, xhama të thyer në rrugët që përshkuan militantët e Berishës (VIDEO)
8 Tetor, 12:33
-
Mbi 100 sportistë nga 20 vende, mbahet në Gjirokastër kampionati evropian i parashutizmit! Zgjat 8 ditë
8 Tetor, 12:33