TIRANË- Opinionistja, Zhaklinë Lekatari ka deklaruar e burri i Oltës ka tentuar që ta blejë dhe e ka shantazhuar. Ajo është shprehur për këtë e ka njoftuar edhe produksioni dhe Sara Hoxhën, duke theksuar se ajo nuk blihet.

“I thashë produksionit sot se burri i Oltës do të më shantazhojë, edhe unë ndihem e ofenduar që mendon që të më blej me lekë, unë nuk jam Olta nuk blihem, i thashë Sara Hoxhës”, dëgjohet të thotë oponionistja.

Deri më tani nuk ka një reagim nga ana e produksionit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:07
Zhaklina reagon pas publikimit të audios ku tregon shantazhin e burrit të Oltës: Është e vërtetë, por kam përdorur termin e gabuar

Opinionistja e “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari, ka reaguar pas publikimit të një bisede të saj, ku ajo shprehej se “burri i Olta Gixharit e ka shantazhuar.”

Zhaklina thotë në fillim të videos “po, është e vërtetë”, por më pas shton se ka përdorur termin e gabuar (i referohet fjalës shantazh) dhe mohon se është shantazhuar nga partneri i Oltës. Zhaku thotë se është kontaktuar nga burri i Oltës dhe ka vënë në dijeni produksionin për këtë gjë, por mohoi të jetë shantazhuar.