Vicente Del Bosque, trajneri spanjoll që aktualisht është në pension, ka shprehur se një ndarjeje Katalunjës do të ishte një fatkeqësi edhe për La Liga-n.
 
Deklarata e teknikut që dikur ishte në krye të kombëtares spanjolle ka ardhur gjatë një interviste për radion katalanase, "RAC1".
 
"Një Katalunjë e ndarë do të ishte një fatkeqësi për ligën spanjolle të futbollit. E dobëson La Liga-n", ka thënë 66-vjeçari, kur është pyetur për një ndarje të mundshme të Kataalunjës.
 
"Nuk është një temë që unë mund të bëj koment, por ndarja e katalanasve nuk më pëlqen. Gjatë drejtimit të kombëtares nuk i kam kufizuar askujt liritë", ka shtuar tekniku spanjoll.
 
Ish- kreu i kombëtares spanjolle ka zbuluar se rikthmi i tij në rolin e trajnerit është diçka që nuk ka për të ndodhur, pasi ka arritur gjithçka që ka patur si synim në karrierën e tij.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com