Ekspertët e Komisionit të Reformës zgjedhore kanë gati draftin e tretë me propozime për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të fokusuar te infrastruktura e zgjedhjeve, ndonëse pjesa e parë e ndryshimeve të reformës zgjedhore nuk do të realizohen brenda 2019-ës, ashtu sikur ishte parashikuar. 

Në dokumentin e publikuar theksi vendoset te paanshmëria e administrimit zgjedhor, por edhe ndëshkimit të punonjësve të administratës. Drafti i tretë me propozime sqaron përgjegjësitë që kanë të gjithë zyrtarët zgjedhorë, por nuk jep detaje mbi mënyrën se si do të formatohet KQZ, pas propozimeve nga drafti i dytë për ta ndarë KQZ  në 3 nivele.

(Kliko këtu për të lexuar draftin e tretë të Reformës Zgjedhore)