
Sipas informacioneve të reja nga atentati i së dielës në fshatin Rrilë në Lezhë, shënjestra dyshohet të ketë qenë djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, Merando Nikulaj. Ai dyshohet të ketë marrë një plagë në këmbë gjatë momentit që po qethej.
Autorët kanë lëvizur me dy automjete. Nga analizimi i pamjeve të kamerave të sigurisë, rezulton se kanë qenë 7 persona dhe dy prej tyre kanë dalë dhe qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Nga atentati, mbeti i plagosur edhe pronari i berberhanes që gjithashtu edhe operonte aty, 30-vjeçari Sokol Daci. Ai vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në shërbimin e reanimacionit, i intubuar. Parametrat jetësorë janë stabël. Daci dyshohet se ka marrë 5 plumba në pjesë të ndryshme të trupit, thonë burime për Report TV, sipas të cilave, 2 janë në shpatull, 2 në bark dhe 1 në këmbë.
Lajmi kryesor:
Atentati në Lezhë/ Shënjestër dyshohet i afërmi i Ardian Nikulajt! Mbeti i plagosur bashkë me pronarin e berberhanes, 7 autorë (VIDEO)










