Del foto e shqiptarit me dy emra që u arrestua në Tiranë për ekstradim! Për çdo ngarkesë që vinte në Europë, trafikonte 30 kg kokainë në Itali
I arrestuari Ilir Zotaj, foto e publikuar nga media italiane
Itali- Policia e Tiranës arrestoi gjatë një operacioni më 17 shkurt 44-vjeçarin Ilir Zotaj, alias Zio Bushi, banues në kryeqytet, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Gjykata e Perugia e kishte dënuar në mungesë me 5,5 vite burgim, si kreun e një organizate kriminale narkotrafiku me 11 anëtarë, e goditur në vitin 2011 në rajonin e Parmës dhe më gjerë. Por prej 11 vitesh ai jetonte në arrati, mes Gjermanisë, Hungarisë dhe së fundmi Shqipërisë.
Mediat italiane kanë zbardhur aktivitetin e shqiptarit të cilësuar edhe bosi i organizatës, e cila financonte kryesisht në Britaninë e Madhe dhe Belgjikë, 30 kg kokainë për çdo ngarkesë që hynte në portet europiane. Droga më pas shpërndahej në rajonet e Italisë.
Gjithashtu publikuan sot (21 shkurt) edhe foton e 44-vjeçarit Zotaj, që duket se i përket shumë viteve më parë, kohës kur Prokuroria italiane e hetonte. Aktiviteti për të cilin grupi u godit atëkohë i përkiste viteve 2008-2010.
Gjykata e Perugia e kishte dënuar në mungesë, teksa aktualisht Interpol Roma ka nisur procedurat e ekstradimit dhe pret procedurat e gjykatës shqiptare.
“Interpolin e Romës. Organizata kriminale në të cilën ai dyshohet se ka qenë anëtar, veçanërisht aktive në periudhën 2008-2010, dyshohet se ka krijuar kontakte me bashkëpunëtorë me banim në Belgjikë, Britani të Madhe dhe Shqipëri, duke arritur të kontrabandojë mbi 30 kilogramë kokainë në Itali. Droga, e blerë jashtë vendit, më pas shitej në Perugia, Romë, Melara, Alba Adriatica, Parma, Ancona, Brescia, Teramo, Erbusco dhe Chieti. Shumat e parave të marra nga aktivitetet e paligjshme janë transferuar menjëherë në Shqipëri”, raporton media italiane.
Kërkimi i të arratisurit, i nisur nga Prokuroria e Përgjithshme e Perugias, gati dy vjet më parë, kur u bë i formës së prerë, bëri të mundur gjurmimin e lëvizjeve. Fillimisht ishte zhvendosur në Hungari dhe më pas në qytetet Hagen, në Gjermani dhe në fund në Tiranë, Shqipëri.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.5%
-
Jo
26.9%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 108
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ngacmim seksual në Tiranë, 38-vjeçari merr në shtëpi 24-vjeçaren dhe më pas zhduket
29 Mars, 17:16
-
Itali/ Banda kriminale grabit furgonat e blinduar me miliona euro, ishin paratë e pensioneve (VIDEO)
29 Mars, 16:58
-
Meta audio mesazh nga qelia: Rama ka nisur të vjedhë premtimet elektorale të opozitës! 11 Maji, dita e fitores së lirisë mbi tiraninë
29 Mars, 15:52
-
Tritol lokalit në Tiranë më 25 mars/ Identifikohet e shpallet në kërkim 47-vjeçari, policia i gjen veshjet e përdorura ditën e ngjarjes dhe biçikletën me të cilën u largua (EMRI)
29 Mars, 13:52
-
Veliaj: Tirana, një qytet solidar me 8 qendra sociale për nevojtarët
29 Mars, 13:23
-
Tirana e dedikuar Motosportit, ‘Automotive Fair Albania 3’ sjell eksperinca unike! Pilotët: Aktivitete të tilla kishin munguar (VIDEO)
29 Mars, 11:12
-
Sherr për një vend parkimi në Kamëz, shpallet në kërkim autori i plagosjes së 29-vjeçarit! Report Tv siguron foto nga momenti i përplasjes (EMRI)
29 Mars, 08:47
-
VIDEO/ 'O Braçe ku je', Rama batuta nga Njësia 5! Deputeti i 'ankohet': Shiko ndonjëherë Instagramin tim, s'bëhet qameti, ty të shohim që në mëngjes
28 Mars, 22:20
-
Si u hodh në erë me dinamit shtatorja e Stalinit në Tiranë, më 28 Mars 1990! Rrëfehet për 'Esencë' Bujar Nallbani: Frika dhe lumturia ime e atyre ditëve!
28 Mars, 22:05
-
‘Nga fshati i gruas!’ Shqiptari s’i shpëton dot arrestimit, edhe pse mori mbiemrin e gruas pas martesës! U rikthye ilegalisht në Itali pas dëbimit
28 Mars, 21:46
-
E ngarkuara me punë Nancy VanHorn uron komandantin Alban Dervishi për detyrën e re: Partneriteti ynë e bën Amerikën më të fortë
28 Mars, 20:12
-
Muaji i Ramazanit/ Rama shtron iftar: Myslimanët e Shqipërisë nuk janë problem, por vlerë e shtuar! Për ne BE më shumë se një grup traktatesh, është vëllazërim
28 Mars, 18:14