-
Itali/ Shqiptari kapet me 25 kg kokainë, 56 mijë euro cash dhe armë! Drogë edhe në shtëpinë e prindërve, i gjenden edhe telefona të koduar
Guardia di Finanza organizon një operacion të madh në zonën e Perugia dhe Foligno. Pas dyshimeve të para për një organizatë trafiku, ndoqi të riun. Dhjetë ‘tulla’ kokainë iu gjetën në makinë, po kaq të tjera në banesën e tij e të prindërve, eurot cash, pistoleta dhe telefonat e koduar. Dhoma sekrete për fshehjen e narkotikut, hetime për organizatën kriminale
10 Qershor, 17:06 -
Itali/ Dy shqiptarët kapen me 4,6 kg kokainë në qendrën tregtare, nervozizmi i tradhtoi! Njëri me precedentë si trafikant, kërkohej prej 2021-it
Droga u gjet e fshehur brenda ndarjes së pasagjerëve, në një qese plastike që përmbante 5 blloqe kokaine, me një peshë totale prej 4,6 kg kokainë. Vlera e saj shkonte në mbi 500 mijë euro pasi të përgatitej dhe ndahej në doza
28 Maj, 18:43 -
‘Strofkulla’ në gjithë Evropën, ‘Aldo’ kapet i fshehur në Ishujt Kanarie! Shqiptari i dënuar nga Italia me 6,4 vite burg për trafik, shiste kokainë me 70 euro doza
Policia e Spanjës kishte lokalizuar së fundmi 30-vjeçarin në zonën turistike të Tenerifes, në ishujt e famshëm të VIP-ave. Fshihej sa në Barcelonë dhe sa në Londër apo zona të tjera të Britanisë së Madhe. Në kërkim prej 2024 kur ishte dënuar në Peruxhia, më 2016-2018 shiti kokainë me 70 euro doza
26 Maj, 15:33 -
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 40 kg kokainë dhe 189 mijë euro cash, vlera e drogës 4 mln euro! E kishte fshehur në garazh, hetime për rrjetin kriminal (VIDEO+FOTO)
Fillimisht 53-vjeçari u pikas teksa udhëtonte me makinë në autostradën e Perugia. Në një dhomë të fshehtë pas sediles së shoferit iu gjet një pako kokainë. U shfaq nervoz gjatë kontrollit. Valuta dhe 39 pakot e tjera u zbuluan në garazh
19 Prill, 21:14 -
Akuzohet si kreu i organizatës së trafikut të kokainës në Perugia, shqiptari gjurmohet dhe kapet i fshehur në Britaninë e Madhe! Drejtonte ‘biznesin’ Shqipëri-Itali
Prokuroria e Perugia kishte zhvilluar një operacion në rajonet e Umbria dhe Toskana, duke çmontuar rrjetin shqipfolës të kokainës, por një prej drejtuesve u arratis. Gjurmimet dhe përgjimet e lokalizuan në Angli, arrestohet për ekstradim. Disa të arrestuar gjatë aksionit, goditet baza dhe sekuestrohen sasi të konsiderueshme droge
12 Prill, 15:42 -
Itali/ Përgjimet çmontojnë organizatën italo-shqiptare të narkotrafikut, 12 të arrestuar! Xhironin 1 mln euro mall, sekuestrohen mbi 80 kg kokainë, hashash dhe marihuanë
Guardia di Finanza bën 12 arrestime: 8 lihen në arrest me burg, 2 arrest shtëpiak dhe dy detyrim paraqitjeje! Hetimet nisën më 2023, vepronin në tre rajone. Përgjimet zbuluan organizatën e drejtuar nga italianë dhe shqiptarë. Sekuestrohen 2 kg kokainë, 62 kg hashash dhe 17 kg marihuanë. Ngrihen 30 akuza
4 Prill, 15:52 -
-
Itali/ ‘Zgjuarsia’ s'e shpëton shqiptarin, i papunë, i pastrehë dhe qarkullonte me makinë! Kapet me kokainë të kamufluar në cigare
Karabinierët e Perugia dyshuan tek sjelljet e 28-vjeçarit, që edhe pse i pastrehë dhe i papunë, qarkullonte në qytet me mjet. Në një dhomëz të fshehtë të makinës, ishte futur paketa e cigareve me 16 doza droge brenda dhe valutë cash
19 Mars, 13:46 -
Ishte dëbuar nga Italia për pesë vite, 25-vjeçari shqiptar ndërron identitet dhe kthehet përsëri
Karabinierët italianë të Farnetos arrestuan një 25-vjeçar shqiptar për mosrespektim të ndalimit të kthimit në territor. U përpoq të shmangej pas identitetit fals, por efektivët e njohën për shkak se ishte i skeduar. U dëbua më 2023 nga Perugia
18 Mars, 13:56 -
-
Perugia/ Ndjekje si në filma, ‘piloti’ shqiptar garë të çmendur për arratisje, hedh kokainën nga dritarja e makinës! E kishte fshehur në vezë ‘Kinder’
Karabinierët prangosën 34-vjeçarin pas ndjekjes së makinës ‘Citroen’ nëpër rrugë, i sekuestrohen 27 doza kokainë, kamerat filmuan momentin kur hodhi drogën nga mjeti, që të zhdukte provat
25 Shkurt, 08:23 -
Del foto e shqiptarit me dy emra që u arrestua në Tiranë për ekstradim! Për çdo ngarkesë që vinte në Europë, trafikonte 30 kg kokainë në Itali
Zbulohet foto e 44-vjeçarit Ilir Zotaj (Zio Bushi), që duket se i përket shumë viteve më parë, kohës kur Prokuroria italiane e hetonte. Aktiviteti për të cilin grupi u godit atëkohë i përkiste viteve 2008-2010. U dënua me 5,5 vite burg nga Gjykata e Perugia, grupi me 11 anëtarë. Financonin blerjen në Belgjikë dhe Angli. U fsheh për 11 vite në Hungari, Gjermani e Tiranë
21 Shkurt, 19:40 -
Për çdo ngarkesë që vinte në Europë, 30 kg kokainë i trafikonte në Itali! U arrestua në Tiranë për ekstradim, zbardhen detaje nga dosja e 'bosit' shqiptar me dy emra
Policia e Tiranës arrestoi ditë më parë Ilir Zotajn, allias Zio Bushi, i dënuar me 5,5 vite burgim nga Gjykata e Perugias, për organizatë kriminale dhe trafik droge gjatë periudhës 2008-2010. Organizata me 11 anëtarë, u fsheh në Hungari dhe Gjermani. Financonte ngarkesat në Belgjikë, Britani e Madhe dhe Shqipëri
20 Shkurt, 15:31 -
Itali/ Shqiptari kapet duke trafikuar drogë te parkingu i spitalit, 33-vjeçari me precedentë të shumtë penalë
Sinjalizimet erdhën për aktivitet të paligjshëm në parkingun e spitalit Santa Maria della Misericordia. Për më tepër, pranë pemës ku ai ishte parë duke ndaluar, u gjet një peshore elektronike precize dhe një tufë çelësash
16 Shkurt, 20:35 -
-
Perugia/ Nuk bindi dot karabinierët se ku po shkonte, 29-vjeçari shqiptar kapet me kokainë për shitje në makinë
Nervozizmi dhe lëvizjet e shqiptarit nëpër rrugët e qytetit ngritën dyshimet e karabinierëve. Gjykata e Perugia vendos dëbimin e tij pas përfundimit të procesit. I jepet masa detyrim paraqitjeje
4 Shkurt, 16:28 -
Itali/ Mbi gjysmë kilogrami kokainë dhe 38 mijë euro cash në banesë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar
I nënshtruar një kontrolli në rrugë, shqiptari nuk ka mundur dot që të shpjegojë se ku po shkonte, duke tërhequr vëmendjen e karabinierëve. Për më tepër, nervozizmi i tij bëri që karabinierët të kryenin një kontroll personal dhe automjetesh fillimisht dhe më pas një kontroll shtëpie
28 Janar, 16:56 -
-
Itali/ Shkoi për turizëm, 29-vjeçari shqiptar kapet me kokainë të fshehur në pjesët intime! I zbulohet edhe baza e drogës në dhomën e hotelit
I riu kishte shkuar në zonën e Perugia si turist dhe jetonte në një hotel. Lëvizte me një makinë me qira për shitjen e drogës. Nervozizmi e tradhtoi, i gjenden 70 gramë kokainë dhe 1690 euro cash
4 Janar, 16:41 -
Perugia/ Qarkullonin me kokainë në makinë, arrestohen 2 shqiptarët, të skeduar nga policia italiane
Patrullat ndaluan mjetin e dy të rinjve, 23 dhe 40 vjeç, teksa shqiptarët u përpoqën të fshihnin pakot e drogës. Fillimisht u gjetën 34 gramë dhe më tej sasia tjetër, arrestohen në flagrancë
5 Dhjetor 2024, 16:00