Personi që shihni në fotografi është Alban Meneri, fqinji që rrahu për vdekje 56-vjeçarin Nikolin Staka. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 30 korrikut pasi Meneri debatoi me një grua për parkingun. Nga ballkoni i banesës, Staka i tha: “Çfarë bën, nuk të vjen zor që zihesh me gra”, ndërsa Meneri iu kundërpërgjigj: “Zbrit poshtë se ta tregoj unë”.
Staka ka zbritur për tu përballur me Menerin, i cili e ka qëlluar me grushte në kokë e fytyrë dhe i ka ikur. Staka mori plagë të rënda por nuk mori mjekim në spital dhe për pasojë ndërroi jetë në shtëpi.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ ‘Zbrit poshtë se ta tregoj unë’, pas sherrit në parking, 51-vjeçari godet me grushte fqinjin! 56-vjeçari vdes i vetëm! Në pranga autori Alban Meneri
Ora 13:10
Kush është Alban Meneri, fqinji që rrahu për vdekje 56-vjeçarin pas sherrit me një grua për parkingun