
Personi që shikoni në foto quhet Erald Mejdani, 36-vjeçari i cili u zhduk 22 ditë më parë në Fier dhe u gjet sot i pajetë në një ndërtesë të pabanuar në këtë qytet. Sipas Policisë së Fierit, Erlad Mejdani nuk ka shenja dhue në trup ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë nga përdorimi i drogës. Sipas të atit, në denoncimin e datës 19 janar, i biri është larguar nga banesa më datë 8 të këtij muaji dhe nuk është kthyer më në banesë.
Lajmi kryesor:
I zhdukur prej 22 ditësh, gjendet i pajetë 36-vjeçari në Fier! Dyshohet se ka vdekur nga përdorimi i drogës! Në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune







