Një 36-vjeçar i cili ishte shpallur i zhdukur 22 ditë më parë në Fier, është gjetur sot i pajetë në një ndërtesë të pabanuar. Burime bëjnë me dije se Erald Mejdani, u shpall në kërkim pas denoncimit të të atit në polici se i biri ishte larguar nga banesa duke mos u kthyer.
Denoncimi i babait të të riut është bërë më datë 19 janar, ndërsa ai ka deklaruar në polici se i biri është zhdukur prej datës 8 janar. Sipas Policisë së Fierit, në trupin e pajetë të të riut nuk janë konstatuar shenja dhune ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë nga përdorimi i drogës.
Njoftimi i Policisë
Sot rreth orës 16:10, në lagjen “1 Maj”, Fier, në një banesë të pabanuar, është gjetur i pa jetë, shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Mallakastër. Nga këqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune(dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike). Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 19.01.2021 nga Komisariati i Policisë Mallakastër pas denoncimit të bërë nga babai i tij për largim nga banesa.
Personi që shikoni në foto quhet Erald Mejdani, 36-vjeçari i cili u zhduk 22 ditë më parë në Fier dhe u gjet sot i pajetë në një ndërtesë të pabanuar në këtë qytet. Sipas Policisë së Fierit, Erlad Mejdani nuk ka shenja dhue në trup ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë nga përdorimi i drogës. Sipas të atit, në denoncimin e datës 19 janar, i biri është larguar nga banesa më datë 8 të këtij muaji dhe nuk është kthyer më në banesë.