Del logo dhe slogani i Eurovision 2023: Të bashkuar nga muzika (FOTO)

Del logo dhe slogani i Eurovision 2023: Të bashkuar nga muzika (FOTO)

Është publikuar logo dhe slogani i Eurovision 2023 që do të mbahet në Liverpool. Logoja përfshin disa zemra me ngjyra blu dhe rozë që duket sikur rrahin ndërsa sfondi është i verdhë.

Ndërsa për sloganin kanë vendosur “United by Music”, që do të thotë “Të bashkuar nga muzika”.

Është vendosur që festivali të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar sepse situata është ende e tensionuar në Ukrainë, vendi që fitoi në vitin 2022.

Flamujt e të dy vendeve janë përdorur si frymëzim për ngjyrat e përdorura në logo.

Gjysmëfinalet do të mbahen më 9 dhe 11 maj përpara finales së madhe më 13 maj.

Logo dhe slogani i Eurovision 2023
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot