Sonte nis Eurovizion 2023, Shqipëria do të performojë në natën e dytë! Familja Kelmendi pa pasaportë shqiptare, humb provat

Sonte nis Eurovizion 2023, Shqipëria do të performojë në natën e dytë! Familja Kelmendi pa pasaportë shqiptare, humb provat

Familja Kelmendi

Gjithçka është gati për Eurovision 2023, ngjarjen më të njohur të këngës në botë që nis sonte, ndërsa po kryhen edhe provat e fundit. Pas fitores së Ukrainës vitin e kaluar dhe pamundësisë për të pritur ngjarjen për shkak të pushtimit nga Rusia, edicioni i këtij viti do të mbahet në Liverpool Arena, në Mbretërinë e Bashkuar.

Siç ka ndodhur që nga viti 2008 për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, Eurovizioni përbëhet nga tri mbrëmje; dy gjysmëfinalet 9 dhe 11 maj dhe në fund nata finale më 13 maj.

Mes 37 konkurrentësh, Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision”. Në një kohë kur duhet të kryenin provat e performancës së tyre, familja Kelmendi nuk ka mundur të udhëtojë drejt Britanisë. Shkak është bërë mungesa mospajisja me pasaportë shqiptare, edhe pse po përfaqësojnë vendin tonë në Eurovizion.

Tri shfaqjet live do të prezantohen nga këngëtarja britanike Alesha Dixon, aktorja britanike Hannah Waddingham dhe këngëtarja ukrainase Julia Sanina, ndërsa  prezantuesi i televizionit irlandez Graham Norton do bashkohet në finale.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë