Dalja e parakoshme e ‘Destiny’, lojës elektronike më të dashur për të rinjtë, ishte një surpizë e madhe dhe nga ana ekonomike, për shkak se ajo erdhi si loja më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë. Në pritje të saj shumë të rinj janë mbledhur duke pritur me padurim mundësinë për të patur këtë video game, e cila është risia më e fundit e sjellë nga prodhuesi i lojërave Bungie.

‘Destiny' është një lojë që kombinon formatin e lojës së shkëmbimit tradicional të zjarrit me një karakter online ku secili lojtar ka një rol të veçantë që përcaktohet në kohë reale në të gjithë botën. Lojtarët luajnë rolin e “Rojtarëve” të cilët janë mbrojtësit e qytetit të fundit të një botë post-apokalipstike.

Publikuesi i kësaj loje, Roy Stackhouse, shpjëgon se loja është shumë nxitëse dhe ndahet mes një komuniteti lojtarësh të shtrirë në të gjithë botën duke u luajtur në forma të ndryshme sipas preferencave të kohës dhe momentit të përshtatshëm që zgjedh vetë lojtari.

Ai shton se ndër të tjerë mund të zgjedhësh vendin ku do të shkosh, me kë do të shkosh dhe me çfarë misioni, dhe kjo është ajo që e bën fantastike. Kompanitë e video game-ve kanë bërë një investim prej 500 milion dollarësh për të përmisuar dhe promovuar këtë lojë ekskluzive fanta-shkencore.

Nga reagimi entuziast duket se fansat janë mëse dakord me arritjet më të fundit në krijimin e ‘Destiny’. Gazetari analist mbi video game-ët online Wesley yin-Poole thotë se ky investim është i njëjtë me energjinë që harxhohet për të dërguar një raketë në hapsisë; energjia e çliruar duhet për të dalë nga toka, pastaj hapsira me forcat gravitacionale bën gjithë pjesën tjetër.

Njësoj si me lojën, ku tani u mbetet lojtarëve ta shijojnë emocionin që përcjell në maksimum. Analistët thonë se ky është investimi më i madh i bërë ndonjëherë për një lojë të vetme dhe se kompania do duhej të shiste 15-16 milion kopje të lojës për t’ju rikthyer investimi i madh.

‘Destiny’ ashtu si dhe shumë konkurrentë të tjerë si ‘Call of Duty’, ‘Assassin’s Creed’. ‘Fifa’ etj. po tentojnë të hedhin në treg produktet e tyre në avancë para nisjes së sezonit të festave të fundvitit për të patur mundësi që të shesin sa më shumë nga produktet e tyre. 

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)