Futbollisti nga Maqedoni Izair Emini, nuk kthehet tek Kukësi, por vazhdon seancat stërvitore me Shkëndijën e Tetovës.
Çdo ditë që kalon për futbollistin Emini, situata përkeqësohet në aspektin financiar, pasi në çdo ditë vonesë, atij i kushton një rrogë mujore gjobë për llogari të ekipit verilindor të Kukësit.
Sulmuesi i Kampionëve të Shqipërisë Izair Emini, e cilëson se ai ka plotësisht të drejtë duke shtuar se nuk ka rinovuar me skuadrën e Kukësit dhe nuk ekziston asnjë klauzolë, që të mbahej në Kukës pas turit në Uefa Champions League.
Izair Emini sot është bërë pjesë e stërvitjes së Shkëndijes, ku pritet që në ditët në vijim të përfundoj aventurën me Kukësin, duke qënë plotësisht I lirë në aspektin e kontratës, por pasi të përmbush detyrimet që ka ndaj kampionëve të Superligës.
Institucioni zyrtar i futbollit në Shqipër, FSHF, nuk ka komentuar rastin e përplasjes së Kukësit me lojtarin Emini, ndërsa çështja me shumë gjasa pritet të shkoj në FIFA, për të gjetur se cili ka të drejtë Kukësi apo lojtari tashmë i larguar Izair Emini
Redaksia online
N.M/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com