Del në ankand për 1.3 milionë
euro, TV ALSAT i Rezart Taçit

Del në ankand për 1.3 milionë<br />euro, TV ALSAT i Rezart Taçit
Televizioni ALSAT, në pronësi të biznesmenit Rezart Taçi është hedhur në ankand për shkak të kredive të pashlyera. Objektet në pronësi të këtij televizioni janë nxjerrë në shitje nga shoqëria përmbarimore TDR Group, e cila bën me dije se ankandi do të rrijë i hapur deri më 28 shtator.
 
Sipas shoqërisë përmbarimore, pasuritë në fjalë janë vendosur si kolateral në emër të kompanisë Kuarta, që ka në pronësi pikat e furnizimit me karburant IT Oil (të cilat fillimisht mbanin logon Taçi Oil). Në njoftim thuhet se pala debitore në asnjë rast nuk i është përmbajtur detyrimit financiar kundrejt kreditorit.
 
Televizioni ALSAT është nxjerrë në shitje me vlerën 1.3 milionë euro, ndërsa një objekt tjetër pranë tij me vlerën 37 mijë euro.
 
Prej fillimit të nëntorit 2015 mësohet se ish-manjati i naftës në Shqipëri është arrestuar në Zvicër.
 
Gazeta “Shqiptarja.com” ka qenë e parë që në dhjetor të 2015 ka raportuar për hetimet që Zvicra po kryente kundër Rezart Taçit dhe arrestimin e tij në këtë shtet. Ish-manjati naftës në Shqipëri Rezart Taçi që u shpëtoi thuajse të gjitha çështjeve penale në Tiranë, po përballet me një hetim intensiv nga Prokuroria Publike e Kantonit të Gjenevës në Zvicër.
 
Bëhet fjalë për një hetim të nisur që prej vitit 2014 nga kjo prokurori pasi dy kompani të huaja si ajo Panameze “Ëallis Trading INC” dhe ajo holandeze “Trafigura Beheer Bv” kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Kantonit të Gjenevës në Zvicër kundër biznesmenit shqiptar të naftës Rezart Taçi.
 
Kallëzimi është bërë për tre akuza si ajo e “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve”.
 
Nga të dhënat që ka siguruar në dhjetor të 2015 gazeta “Shqiptarja.com” mësohet se biznesmeni shqiptar Taçi, ka pasur marrëveshje tregtare që prej vitit 2009 me dy kompanitë e lartpërmendura, marrëveshje këto që sipas autoriteteve Zvicerane kanë sjellë dëme ekonomike në miliona euro ndaj dy kompanive kallëzuese, të cilat kanë si aktivitet tregtar energjinë dhe naftën.
 
Rezulton se prokuroria e Gjenevës në datën 5 maj 2014, ka dërguar në adresë të Prokurorisë së Përgjithshme një letërporosi, duke kërkuar ndihmë nga homologët Shqiptarë, pasi një pjesë e veprimtarisë kriminale dyshohet se Taçi e ka kryer në vendin e tij, Shqipëri.


  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar