Del në ankand piktura e inteligjencës artificiale, ja vlera që mund të shitet (VIDEO)

Inteligjenca Artificiale po shndërrohet në një konkurrent të fortë të njeriut të fushën e artit.

Piktura që shihni në video është vepër e një roboti me Inteligjencë Artificiale i cili quhet ‘AI-DA’.

Ajo pritet të dalë në ankand më 31 Tetor dhe mund të arrijë një çmim shitjeje deri 180 mijë dollarë.

Piktura në shitje nga shtëpia britanike Sotheby's përshkruan Alan Turing, matematikanin anglez dhe kriptanalist të Luftës së Dytë Botërore, i cili mbahet mend si një pionier në AI dhe shkenca kompjuterike.

Ai-Da, është një vajzë, që pikturon dhe vizaton duke përdorur kamera në sytë e saj dhe krahët robotikë. Ajo zakonisht shfaqet e veshur me një paruke ngjyrë të zezë dhe të shkurtër, shkruan CNN.

Madje shumë kritikë të artit shprehen se Ai-Da është veçanërisht e bukur dhe me sy misterioz.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori