Del në botim libri ‘Save America’ i Trump, po shitet ‘si karamelet’! Sarkazëm për armiqtë, lavde për Putin, Xi Jinping dhe Kim Jong Un

Del në botim libri ‘Save America’ i Trump, po shitet ‘si karamelet’! Sarkazëm për armiqtë, lavde për Putin, Xi Jinping dhe Kim Jong Un

Donald Trump dhe ish-homologët e tij, Putin, Xi Jinping e Kim Jong Un

Libri i dalë nga botimi i ish-presidentit amerikan Donald Trump, aktualisht kandidat për mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, po shitet “si karamelet”.

Nga mitingjet elektorale për zgjedhjet e ardhshme, te libri me fotografi dhe kujtime “Save America”, që ka ngritur shumë polemika që pa dalë nga shtypshkronja.

Dhe duket se Donald Trump tani ka një mënyrë të re për të adresuar sulmet dhe fyerjet e tij. Një libër që përshkruan me kujtime dhe fotografi eksperiencat që kanë shënuar historinë e tij të re, brenda dhe jashtë Zyrës Ovale.

Dhe çdo foto është një mundësi për të hedhur fyerje ndaj kundërshtarëve të vendosur, kërcënime ndaj atyre që ai i konsideron të mundshëm dhe komplimente ndaj liderëve autoritarë që janë pjesë e rrethit të tij ekskluziv të miqve, shkruan “La Repubblica”.

"Asnjë libër tjetër nuk e shpreh udhëtimin historik të Presidentit Donald Trump më mirë se "Save America", shpjegon botuesi, Sergio Gor. “Shitjet para-porositëse kanë qenë të pabesueshme – shton ai – ne tashmë po mendojmë për ribotim”.

Mbulimi mediatik, i cili ka publikuar parathënie dhe citate të shkëputura, ka qenë forca shtytëse. Por argumentet janë të gjitha aty. Në libër ka një foto të CEO-ve të ulur përballë Trump në Zyrën Ovale.

Në qendër është Mark Zuckerberg, themeluesi i Metës, me kostum dhe kravatë, me një pamje neutrale. Manjati i kushton një mendim të përzemërt, duke i premtuar se “do ta kalojë pjesën tjetër të jetës në burg” nëse bën “diçka të paligjshme”, për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Fakti që disa ditë pas publikimit të këtij zbulimi, Zuckerberg akuzoi Joe Biden se i kishte bërë presion, në vitin 2020, për të hequr disa postime nga Facebook, mund të mos ketë qenë thjesht një rastësi kohore.

Libri 'Save America', i ish-presidentit Donald Trump

Një tjetër foto tregon Liz Cheney, vajza e Zëvendës Presidentit Dick Cheney, ish-numri dy i George W. Bush. Për ish-përfaqësuesen e Uajomingut dhe kundërshtare e ashpër i manjatit, Trump thotë:

“Ajo vinte shpesh në Shtëpinë e Bardhë duke më kërkuar favore. Në fund i thashë jo”.

Në një foto tjetër, me sarkazëm, ai paraqet një "grup të vërtetë miqsh në dhomën e situatave", duke përfshirë ish-kryetaren e Dhomës, Nancy Pelosi, pasardhësin e saj, republikanin Kevin McCarthy të rrëzuar nga krahu Trumpian i partisë dhe pakicën e Senatit. Lideri Mitch McConnell, një nga emrat e mëdhenj me të cilin manjati ka pasur gjithmonë ulje-ngritje.

Tone më pajtuese duke komentuar foton në të cilën manjati shfaqet me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, duke forcuar dyshimet se ka ndjekur politikë të zbutur ndaj tij dhe Putin:

“Ne u njohëm shumë mirë në një kohë të kufizuar”, shkruan ish-presidenti.

Trump lavdëron edhe presidentin rus Vladimir Putin:

"Ai është një njeri shumë i fortë, por ne e kuptuam njëri-tjetrin dhe shkuam mirë".

Dhe për presidentin kinez Xi Jinping ai thotë:

"Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Kinën".

Pak ditë më parë “Daily Mail” dhe mediat e tjera ndërkombëtare publikuan edhe polemikën e ngritur në libër nga Trump për kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, duke nënvizuar se “është djali sekret i Fidel Kastros”. Ish-presidenti theksonte se nëna e politikanit, Margaret, ish-gruaja e ish-kryeministrit kanadez Pierre Trudeau, kishte miqësi me liderin kubanez dhe iu referua zërave të mëparshëm për atësinë e Justin si të vërtetë.

Donald Trump

Por mediat e rrëzuan këtë version, që Trump e shoqëroi me një foto të Kastros që mban fëmijën e Trudeau në krah dhe supozon se është Justin, duke nënvizon se takimi ishte bërë në vitin 1975, pra 4 vjet pas lindjes së Justin dhe fëmija në foto ishte i vëllai, Michelle.

Një foto tregon guvernatorin e Floridës dhe ish-kundërshtarin e manjatit në primare, partiake Ron DeSantis në Shtëpinë e Bardhë. Ish-presidenti e përkufizon atë si “dikush që humbi", por më pas "u kthye në shtëpi".

Nuk mund të mungonin fotot e sulmit në Pensilvani, të 13 korrikut, atentati i dështuar ndaj tij. Në një mund të shihni një pamje nga afër të Trump, me një brez gjaku në fytyrën e tij. Ai thotë se atë ditë e kuptoi menjëherë se ishte në rrezik.

“Plumbat - kujton ai - vazhduan të fluturonin, ndërsa agjentët e guximshëm të Shërbimit Sekret u hodhën mbi mua për të më mbrojtur. Kishte gjak kudo, por ndihesha i sigurt, sepse Zoti ishte në anën time”, kujton Trump.

Në atë atentat ku agresori u ekzekutua po me snajper, manjati mbeti i plagosur lehtë në veshin e djathtë, teksa e ndihmoi lëvizja e kokës majtas në momentin e qitjes së plumbit vdekjeprurës, vetëm në disa milimetra.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës