KRUJE- Sot në mesditë, forcat RENEA evakuan disa familje në fshatin Murqine të Krujes ku niveli i ujit ka arritur deri në dritaret e shtëpive. Familjet kanë qëndruar në banesa deri sot në drekë kur u nevojit ndërhyrja e specialëve.
Dalja e lumit Ishëm nga shtrati si pasojë reshjeve të dendura të shiut ka sjellë përmbytjen e dhjetëra hektarë tokë në fshatrave, Bubq, Ishëm dhe Mallkuq ne rrethin e Krujës. Shkak për përmbytjet është bërë mosfunksioni i hidrovoreve, ndërsa banorët pohojnë se nëse reshjet vijojnë më këtë intensitet edhe gjatë natës, rrezikojnë të përmbyten edhe banesat aty pranë.
Në rrethin e Krujës, dalja nga shtrati e lumit Ishëm ka përmbytur 400- 500 ha tokë në komunën Bubq, 30- 40 banesa janë të rrethuara nga uji si dhe ka banesa ku uji ka depërtuar brenda. Përmbytjet janë në fshatin Murqinë, Budull, Mazhë e Madhe, Derven.
Vetëm në fshatin Murqinë janë rreth 20 banesa. Banorët janë në banesa dhe po përpiqen të ngrenë në katin e dytë objektet shtëpiake për ti shpëtuar nga uji. Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati mbrëmë rreth orës 20:00. Banorët kanë ndërtuar trapa për të lëvizur.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com