Edhe pasditen e sotme një grup artistëst protestuan për çështjen e teatrit të ri Kombëtar. Ata sulmuan këtë pasdite kolegët e tyre të cilët janë shprehur në favor të ndërtimit nga e para të një godine për Teatrin Kombëtar, duke hedhur akuza të drejtpërdrejta.

Ajo që ra në sy ishte humbja e kontrollit deri në fyerje personale kundrejt kolegëve. Aktori Arben Derhemi që është kryetar i Sindikatës së Artistëve të TK-së, sulmoi direkt aktorin Artan Imami, por jo vetëm, që sipas tij do të përfitojë nga Ministria e Kulturës.

Dy fjalë për ata që kishe mbledhur sot atje, meqë na akuzove për PD-istë. Njëri të bën fushatë elektorale në Ersekë, Tjetri të bën fushatë elektorale në Tiranë, tjetri do të bëhet drejtor i amfiteatrit që ti sapo bëre dhe del atje dhe flet. Njëri do të marrë sportelin e vetëm që do të jetë në Shqipëri për marrjen dhe për mbledhjen e fondeve  për të drejtat e autorit, quhet Artan Imami, na vinte këtu dhe na mblidhte firma. Na mblidhte firma të dashurit e mi, që sot del dhe thotë: Skeni turp. Ai njeri do të përfitojë nga Ministria e Kulturës sportelin e vetëm të mbledhjes së të drejtave të autorit, që ta dini mirë.

Arben Derhemi, aktor