Nuri Agaçe, banues ne Roskovec kishte dalë për gjueti në vendin e quajtur “Këneta e zezë” në Roskovec të Fierit, i shoqëruar nga shtetasi me inicialet L.A, 10 vjeç, gjatë kësaj kohe ka plagosur nga pakujdesia këtë të fundit.
Fëmija ka mbetur i plagosur lehtë në këmbë, ndërsa gjendja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Ndaj 20 vjeçari Agaçi nis procedimi penal për veprat, “Plagosje e lehtë nga pakujdesia” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”.