Pas golit të bukur në kupën e Italisë ndaj Milanit, "Pinturicchio" ka vendosur shenjën e tij edhe të dielën ndaj Interit, duke demonstruar se ka ende shumë për të dhënë. "Largimi i paracaktuar nuk është fjala e duhur. Vitin e kaluar unë firmosa një kontratë të bardhë. Tani e ardhmja ime është Napoli" tha Del Piero, duke lënë të kuptohej se po mendon ndeshjete radhës, e jo lamtumirën.
Goli numër 287 me "Zonjën e Vjetër" dhe rrjeta numër 9 ndaj Interit. Kurrë nuk ka shkaktuar polemika edhe kur është harruar për disa javë në pankinë. kapiteni është edhe për kërto gjëra, dhe Del Piero e ka merituar shiritin.
"Unë nuk dua të humbas asnjë moment të kësaj aventure, pasi ne po bëjmë gjithçka për të qëndruar afër Milanit në renditje. Do të ketë kohë për të menduar për të ardhmen time, më vonë” tha Del Piero.