ZVICER - ”Z.Pacolli është biznesmen i njohur jo vetëm tek ju në Kosovë po edhe në biznesin ndërkombëtar. Pa qenë i pasur në kokë as në xhep nuk mund të jesh i pasur…Prandaj, Pacolli për mua mund të jetë presidenti që mund të drejtojë vendin më mirë se të gjithë. Do ishte mirë që Kosova të ketë më shumë "Pacolla". Kështu ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Karla del Ponte, pas kuzave që pacolli bëri një ditë më parë në drejtim të ish-kryeprokurores.
Sipas del Pontes, në Kosovë të gjithë janë bërë të pasur pasi hynë në qeveri, kurse Pacolli, pa ardhur në funksion, hyri në qeveri i pasur për t’i kontribuar vendit…
Ndërsa hetimeve mbi “trafikun e organeve” del Ponte në vazhdim ka pohuar se “do të thyejnë dhëmbët kot, se nuk do të dalë asgjë nga hetimi për trafikim të organeve në Kosovë”.
Ajo po ashtu ka shprehur keqardhje që kasapi i Ballkanit, Slobodan Miloshevic, vdiq pa e vuajtur dënimin e merituar për krimet e bëra.
Nëse ka pretendime të jetë pjesë e tribunalit special të Kosovës, Del Ponte është shprehur se “unë e kam kryer me Kosovën. Tash kam një mision tjetër në Siri ”, ka thënë Del Ponte.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com